Secondary Adv

Ne 2020 nis indeksimi i pensioneve: Qeveria ende ne dileme per bonusin e fundvitit

Në vitin 2020 qeveria do të vijojë zbatimin e politikës së saj për indeksimin e pensioneve.

 

Drejtorja e Buxhetit në ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Mimoza Dhëmbi deklaroi sot në komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave se në bazë të reformës së pensioneve të miratuar në vitin 2015, tashmë është detyrim i përvitshëm t’i indeksojmë me indeksin e çmimeve të shportës pensionet. Për këtë qëllim, tha ajo, në buxhet për vitin 2020 kemi parashikuar një fond prej 2 miliard e 520 milion lekësh. Për sa i përket bonusit të fundvitit, një praktikë e kësaj qeveri prej disa vitesh, Dhëmbi bëri të ditur se po shikohen mundësitë për të siguruar këtë fond. “Ky është një vendim që merret në bazë të ecurisë së të ardhurave dhe jo duke parashikuar fonde në fillim të vitit. Po shikojmë të gjitha hapësirat dhe nëse do të ketë hapësira do të vijmë në parlament me anë të një akti normativ”, u shpreh ajo./ata


Më të lexuarat