Secondary Adv

Anketa e BB: Gati 60 per qind e bizneseve sinjalizojne nderprerje te dritave dhe ujit

Energjia elektrike dhe furnizimi me ujë janë ende probleme konkrete për biznesin shqiptar, aq sa ta pengojë seriozisht funksionimin e tij.

 

Madje, problematika është ndjeshëm më e theksuar për bizneset e mëdha; kategori në të cilën përfshihen edhe bizneset prodhuese, fabrikat, pra industria. Të dhënat e anketës së fundit të sipërmarrjeve nga Banka Botërore për vendin tonë, tregojnë se, 58.7% e ndërmarrjeve shqiptare raportojnë probleme sa i përket ndërprjes së energjisë elektrike. Për bizneset e mëdha kjo përqindje ngjitet në 64%. Norma e bizneseve që vuajne këtë problematikë është thuajse dy herë më e lartë se në vendet e Europës dhe Azisë qëndrore, ku fiksohet në rreth 35%. 

 

Për ndërprerjen e furnizimit me ujë, problemi duket më pak i pranishëm se në rastin e energjisë elektrike, por sërish është si pengesë. Janë 10.8% e ndërmarrjeve që e vuajnë problemtikën, nga 7.3% në vendet e Europës dhe Azisë qendrore. Për biznesin e madh ndërkohë, norma ngjitet në 22%, pra në thuajse ¼-tën e bizneseve. Ndërprejet e ujit dhe të energjisë elektrike shkaktojnë probleme të mëdha për sipërmarrjet, e sidomos ato industriale, pa llogaritur këtu kostot shtesë të biznesit për t`i bërë ballë situatave të tilla. Energjia elektrike është renditur e 7-ta ndër 10 pengesat kryesore të të bërit biznes në vendin tonë./Scan


Më të lexuarat