Secondary Adv

Terheqja e turisteve nga Europa Veriore: Propozohet ndertimi i aeroportit ne Finiq

Deputeti i Partisë Socialiste Ilir Beqaj, kërkoi sot ndërtimin e aeroportit të Finiqit, i cili do luante rol të jashtëzakonshëm për tërheqjen e turistëve nga Evropa Veriore.

 

Deputeti i Partisë Socialiste Ilir Beqaj, relator i projektbuxhetit për infrastrukturën dhe energjinë për vitin 2020, kërkoi sot ndërtimin e aeroportit të Finiqit, i cili do të luante një rol të jashtëzakonshëm për tërheqjen e turistëve nga Evropa Veriore. Edhe ndërtimi i segmentit rrugor Kardhiq-Delvinë, si dhe tuneli i parashikuar në këtë aks do t’i shërbejë rritjes së fluksit, tha ai në Komison, ku e pranishme ishte ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. “Korfuzi nuk ka më vend për turistë, pasi është i tejngopur. Nëse do të shtosh fluksin e turistëve nga Europa Veriore në Sarandë duhet ndërtuar aeroporti i Finiqit. Janina i ka lënë një hapësirë nga ora 02:00-05:00 fluturimeve çarter për pasagjerët që duan të vijnë drejt Shqipërisë, që na penalizon”, deklaroi Beqaj./ata


Më të lexuarat