Secondary Adv

Vijon ndertimi i Rruges se Arbrit- Balluku: Ne funksion prej marsit te vitit 2021

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi sot në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese se rruga e Arbrit pritet të jetë në funksion në mars të 2021.

 

Gjatë debatit në Komision, ministrja Balluku theksoi se ende nuk është kryer asnjë pagesë për këtë vit për këtë rrugë, ndryshe nga sa është pretenduar në media. Ministrja theksoi se gjatë zbatimit të projektit ka patur një problematike që lidhet me rrëshqitje në tunelin e Murrizit, për shkak të strukturës argjilore në zonë. “Nuk bëhet fjalë për një rrëshqitje të zakonshme. Bëhet fjalë për tunelin e Murrizit. Deri sot ka rrugë cilësore në Shqipëri, por nuk ka rrugë me kompleksitet si ajo e Arbrit, me 6 tunele, me ura që ngrihen nga thellësitë e humnerave dhe lidhin tunelet. Problematika qëndron në faktin se tuneli i Murrizit është i vetmi tunel në një zone argjilore.   

 

Të gjitha tunelet e tjera kanë qenë në një zonë shkëmbore dhe janë ngritur lehtësisht. Megjithëse është bërë një studim shumë i mirë sa i përket anës gjeologjike, problematika është se ai është një argjil i ngrirë, i cili në kontakt me ujin shkrihet. Pra kur ka nisur hapja e tunelit reagonte si një shkëmb dhe analizat tregonin se do të ishte mbajtës, ndërkohë pas 47 m është hasur burimi i parë ujor dhe ka filluar shkrirja. Kjo ndodh nga të dy krahët”, sqaroi ministrja Balluku. Sipas saj, kompania ka marrë ekspertë të huaj për të gjetur një zgjidhje, por pa ndaluar punën në segmentet e tjera. Ministrja tha se sipas kontratës kompania duhet të përfundojë rrugën në nëntor të vitit 2021, por ne i kemi kërkuar kompanisë të ecë me ritme më të shpejta./ata


Më të lexuarat