Secondary Adv

220 eshte numri i kontratave koncesionare: 176 jane nenshkruar ne 2004-2014

Nga 220 kontratat koncesionare që janë sot, 176 prej tyre janë nënshkruar në periudhën 2004-2014 dhe vetëm 44 pas kësaj periudhe.

 

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj duke raportuar në komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave mbi ndikimin në buxhet të pagesave për kontratat koncesionare tha se në vitin që vjen pagesat llogariten sa 3.3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe se në vitet në vijim kjo pagesë vjen duke u ulur në raport me PBB-në. “Kontratat koncesionare nuk janë janë risi për Shqipërinë, janë produkt i një zhvillimi ekonomik të Europës. Nga 220 kontrata që kemi sot, 176 janë nënshkruar nga viti 2004 në vitin 2014 dhe 44 pas vitit 2014. Nga këto 171 kontrata me ofertë të pa kërkuar janë nënshkruar para vitit 2014”, shpjegoi ministrja Denaj.

 

Sipas saj, në vitin që vjen janë 14 kontrata që kanë mbështetje buxhetore. Ministrja tha se investimet përmes PPP nuk janë luks për brezat e ardhshëm. “ Janë nevojë për investim pasi infrastruktura zhvillon ekonominë, është një kërkesë e vazhdueshme e investitorëve, por edhe nevojë e qytetarëve për të transferuar, për lëvizjen e lirë. Flasim për tregje rajonale jo vetëm për treg lokal”, u shpreh ministrja. Pagesat që parashikohen të kryhen nga qeveria për kontratat koncesionare apo PPP, kapin vlerën e rreth 14.6 miliardë lekë në vitin 2020. Kjo vlerë përbën vetëm 3.3% e totalit të të ardhurave tatimore të parashikuara për vitin 2019.

 

Në bazë të ligjit për buxhetin organik shuma e përgjithshme e pagesave vjetore, që kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat rezultojnë nga kontrata koncesionare apo partneriteti publik privat (PPP), nuk duhet të tejkalojnë kufirin prej 5% e të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor. Ministrja Denaj bëri të ditur se gjatë vitit 2019 kemi intensifikuar monitorimin e performancës së kontratave koncesionare/PPP-ve me mbështetje buxhetore, duke monitoruar jo vetëm ecurinë e pagesave faktike buxhetore por edhe treguesit e performancës të planifikuar dhe realizuar për secilën kontratë koncesionare./Lexo.al


Më të lexuarat