Secondary Adv

17 shkolla do ndertohen me PPP ne Tirane: Jo me mesim me turne brenda 3-4 viteve

Problemi i mësimit me turne në Tiranë pritet të zgjidhet brenda 3-4 viteve të ardhshme, kanë qënë këto fjalët e ministres së Arsimit, teksa sqaroi projektet e shkollave.

 

Gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2020 në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini dha informacion në lidhje me ecurinë e projektit të Bashkisë Tiranë për ndërtimin e 17 shkollave përmes partneritetit publik-privat. Ndërkaq, në lidhje me qytetet e tjerë, Shahini tha se shkollat janë përgjegjësi e bashkive dhe mbështetja buxhetore bëhet sipas numrit të popullsisë apo amortizimit. Projektbuxheti i arsimit për vitin 2020 ka pësuar një rritje me 8.7% në raport me këtë vit, por nëse e krahasojmë me buxhetin pas aktit normativ të miratuar pas protestave të studentëve, rritja përllogaritet në masën 3%./SCAN


Më të lexuarat