Secondary Adv

Qeveria shpall gjendjen e jashtezakonshme: Ja se si veprohet ne keto raste

Kryeministri Rama ka shpallur sot gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmetit shkatërrues që mori 25 jetë njerëzish, ndërkohë që frika mbetet pasi bilanci mund të rritet.

 

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë kryeministri pohoi se nuk është thjesht çështje financash, ndërsa nuk nguroi që t’i kthente përgjigje edhe akuzave të opozitës, duke shtuar se; “Nuk e di nëse janë të gatshëm ata që e predikonin gjendjen e jashtëzakonshme që tu nënshtrohen këtyre masave”. “Do shpallim gjendjen e jashtëzakonshme bazuar në Kushtetutë. Ashtu si Kushtetuta dhe legjislacioni shtjellojnë, duke nisur nga natyra dhe perimetri i situatës do të jetë gjendje e jashtëzakonshme për dy rajonet e prekura në mënyrë të drejtpërdrejtë, Tiranën dhe Durrësin. 

 

Por për atë që nuk e dinë, gjendja e jashtëzakonshme nuk është çështje thjesht financash, por e një sërë masave. E thash dje dhe e thotë dhe historia jonë. Pasi çështjen financiare se kemi lënë asgjë mangët. Nuk e di nëse janë të gatshëm ata që e predikonin gjendjen e jashtëzakonshme që tu nënshtrohen këtyre masave. Gjendja e jashtëzakonshme, për një periudhë 30 ditore, ka hapësirat dhe detyrimet për ata që duhet ta qeverisin atë. Mbase nuk do u vijë për shtat atyre që e kanë predikuar, pasi ka qenë një temë me të cilën mund të bënin politikë, pasi Shqipëria ishte në lot”, tha Rama. 

Por çfarë është gjendja e emergjencës dhe si veprohet në të tilla situata. 

Kur merren masat e jashtëzakonshme?

Masat e jashtëzakonshme mund të vendosen për shkak të gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe zgjatin për aq kohë sa vazhdojnë këto situata.

 

Çfarë është saktësisht gjendja e emergjencës?

Gjendja e jashtëzakonshme buron nga një deklarim i qeverisë, që bëhet në përgjigje të një situate të jashtëzakonshme, që paraqet rrezik thelbësor për vendin. Deklarimi mund të pezullojë disa funksione normale të qeverisë, mund t’i paralajmërojë qytetarët që të ndryshojnë sjelljen e tyre normale ose mund t’i autorizojë agjencitë qeveritare që të zbatojnë plane të përgatitjeve emergjente, si dhe të kufizojnë ose pezullojnë liritë civile dhe të drejtat e njeriut.

 

Kur lind nevoja për shpalljen e gjendjes së emergjencës?

Nevoja për të deklaruar gjendje të jashtëzakonshme mund të lindë nga situata situatat e luftës midis shteteve, fatkeqësive natyrore, epidemive, trazirave civile etj. Gjatë kësaj periudhe, qeveria i jep ushtrisë dhe forcave të tjera më shumë autoritet për të vepruar.

 

Çfarë duhet patur parasysh për t’u shpallur gjendja e emergjencës?

Përkoshmëria: lidhet me natyrën e gjendjes së jashtëzakonshme, pra ç’pritet të ndodhë në vijim.

2. Rreziku: rreziku duhet të jetë aktual ose të paktën të prekë një numër të lartë njerëzish.

3. Shpallja: në një situatë të tillë, shteti kufizon të drejtat e qytetarëve, si lëvizjet, mbylljen e institucioneve etj.

4. Buxheti: Gjendja e jashtëzakonshme kërkon buxhete të mëdha./Balkanweb


Më të lexuarat