Secondary Adv

Banesat dhe godinat e demtuara nga termeti: Kontrolle per inventarin e gjendjes se tyre fizike

Kryeministri Rama deklaroi sot se është momenti për të intensifikuar kontrollet fizike të banesave, të godinave dhe për të ndërtuar inventarin e gjendjes fizike të tyre.

 

Në fjalën e tij në mbledhjen jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave mëngjesin e sotëm, Kryeministri Rama tha se “Komiteti Kombëtar i Rindërtimit, i cili faktikisht është ngritur që nga dje është në fazën fillestare të punës”. “Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila meriton mirënjohje për gjithë sakrificën së bashku me kolegët e tjerë që u ka rënë detyra të përballojnë edhe vijën më të nxehtë të frontit aty ku janë edhe pikat më të rënda të krizës për nxjerrjen e njerëzve nga rrënojat, duhet të garantojë përfshirjen e të gjithë inxhinierëve dhe ekspertëve të mundshëm të ndërtimit nga të gjitha rrugët e jetës jo vetëm nga sektori publik, por edhe ai privat”,- nënvizoi Rama.

 

Kreu i qeverisë u shpreh se pa diskutim Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të organizojë një proces pune, ku me blloqe secili të marrë përsipër një kontribut natyrisht të certifikuar pastaj nga Instituti përkatës i ndërtimit”. “Ministrja e Kulturës duhet të thërrasë e të organizojë të gjithë studiot dhe individët që ushtrojnë veprimtari në fushën e planifikimeve dhe arkitekturës për të filluar urgjentisht punën që ka nisur në mënyrë modeste thjesht në Durrës, por për ta shtyrë në të gjithë territorin, sepse bëhet fjalë për projektet të një numri të konsiderueshëm që kanë të bëjnë me planifikim sepse nëse marrim rastin e Thumanës aty duhet patjetër një plan pjesor rindërtimi në kuptimin jo vetëm të banesave, por gjithë vatrës së prekur për infrastrukturën rrugore, arsimore e kështu me radhë”-, tha Rama. 

 

Sipas tij, kjo nënkupton shumë mikroplane brenda hartës së madhe të perimetrit të gjendjes së jashtëzakonshme. Kreu i qeverisë bëri thirrje se duhet një bashkëpunim i ngushtë në këtë rats jo vetëm me pushtetin vendor, por edhe me ministren e Arsimit për të parë të gjithë situatën e infrastrukturës arsimore dhe për të garantuar që të kemi në një kohë sa më të shpejtë plane dhe projekte konkrete për ti financuar dhe për të filluar rindërtimin./ata


Më të lexuarat