Secondary Adv

Kaos per ndihmat, autoritetet ne Durres: Kerkohet vertetim

Ndihmat janë ato që kërkohen më shumë nga qytetarët në këto ditë pas tërmetit.  Qindra të tillë u vunë në radhë të gjata përpara pallatit të Sportit “Ramazan Njala”, në Durrës.

Por, mungesa e organizimit në shpërndarjen e ndihmave krijoi tension. Banorët ankohen se ende nuk kanë marrë asnjë ndihmë.  Uniformat blu, të cilat ishin të pranishme në kaosin e krijuar, tregojnë se ndihmat nuk janë për këdo. Ato u shpërndahen vetëm familjarëve të cilët zotërojnë një dokument nga ana e bashkisë që janë të prekur nga tërmeti.  Ndihmat për familjet e prekura përfshijnë ushqime dhe veshmbathje për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona.


Më të lexuarat