Secondary Adv

Shtyhet serish mesimi ne Tirane, Durres, Vore dhe Kurbin: Nis me 9 dhjetor

Ministria e Arsimit, ka shtyrë sërish datën për nisjen e mësimit në shkolla për bashkitë Tiranë, Kurbin dhe Vorë. 

 

Ndonëse u tha se mësimi do të nisë më 5 dhjetor, në një konferencë për mediat, ministrja Shahini u shpreh se është vendosur që mësimi të nisë më datën 9 dhjetor, ditën e hënë, dhe se Dita e Rinisë nuk do bëhet pushim, kjo për të rikuperuar orët e humbura të mësimit. “Në bashkinë Tiranë, përvec fshatit Pezë që shkolla ka dalë jashtë funksionit, në Tiranë kemi disa shkolla që kanë dëme mesatare dhe aty mësimi rifillon me 9 dhjetor. 

 

Për kopshtet dhe shkollat private të hënën nxora urdhër që kopshtet duhet të marrin një konfirmim para se të rihapen, të kemi konfirmim nga instituti që ka bëre vlerësimin e shkollave të tjera, që të jemi të sigurt. Për të gjitha shkollat publike që rrezikojnë mos hapen as më 9 dhjetor do i cojmë në shkollat pritëse, për këtë kemi siguruar transport dhe kemi ndarë e buxhetin. Shkollat private që dalin me probleme me godinat pronarët të depozitojnë planet e zhvendosjes së nxënësve e do e monitorojmë me kujdes”, u shpreh Shahini./Balkanweb


Më të lexuarat