Secondary Adv

IGJEUM ben bilancin e termetit te 21 shtatorit: Me i forti ne 40 vjet

Teksa vendi u godit nga një valë e re sizmike më 26 nëntor, IGJEUM bëri bilancin e tërmetit të 21 shtatorit, duke e cilësuar atë si më të fortin e 40 viteve të fundit.

 

Sipas buletinit që lëshoi IGJEUM në muajin shtator, Rrjeti Sizmologjik i Shqipërisë, regjistroi për vendin tonë sizmitetin e nivelit më të lartë në dekadat e fundit. Rritja më e madhe e aktivitetit sizmik u regjistrua në perëndim të Shqipërisë e shprehur me tërmetit e Durrësit ML5.8, më 21 shtator, në orën 16:05 me orën lokale, që është dhe tërmeti më i fortë i 40 viteve të fundit. Ky është tërmeti me magnitudë më të madhe që ka rënë pas tërmetit të Shkodrës M6.9, më 15 prill 1979. Epiqendra e këtij tërmeti është lokalizuar 12 km në veri të qytetit të Durrësit. 

 

Gjatë muajit shtator janë lokalizuar 120 tërmete me magnitudë që varion nga 1.1 në 5.8 (Richter), dhe më i forti me ML = 5.8 Rihter, 2 prej tyre me magnitudë ML> = 5.0 Richter, 8 prej tyre me ML> 4.0 dhe 45 prej tyre me ML>3.0 Rihter (Fig 2). Prej tyre, 56 kanë ndodhur gjatë ditës dhe 64 gjatë natës. Frekuenca më e madhe në nivelin e magnitudës 2.0 =< M < 4.0 me 99 tërmete. Numri mesatar i tërmeteve në ditë ishte 4 dhe maksimumi 31 tërmete (ose 25.8% e të gjithë tërmeteve të ndodhura) që u regjistruan gjatë 22 shtatorit, si rrjedhojë e serive të pasgoditjeve të tërmetit të 21 shtatorit (M5.8) të lokalizuara në zonën sizmogjenike të Durrësit, pjesë e brezit tërmetor gjatësor Adriatiko-Jonik.

 

Goditja kryesore u ndie me intensitet VII-VIII ballë (EMS-98) në një zonë brenda 15 kilometrave largësi nga epiqendra, VII ballë në qytetin e Tiranës, Krujës dhe Kavajës deri në distancës 30 km, me intensitet VI ballë (EMS-98) në qytetin e Lezhës, Lushnjës dhe Ulqinit; në një zonë deri 60 kilometra largësi, V ballë (EMS98) në qytetin e Vlorës, Beratit, Librazhdit; Peshkopi dhe Pukë në një zonë rreth 95-105 km, IV ballë në qytetin e Tepelenës, Korçës, Tetovës dhe Niksic në një zonë rreth 150-160 km. Thellësia mesatare 25 km dhe thellësi maksimale 74 km. 

 

47 tërmete ose 40% kanë thellësinë nga 25 – 38 km. Ky përqendrim i 40% të tërmeteve në këtë nivel thellësie lidhet me serinë e goditjeve të 21 shtatorit, të cilët kishin thellësi të madhe, goditja kryesore ka thellësinë 29 km. Rreth 8 tërmete u ndien nga popullsia e Shqipërisë. Tërmeti kryesor ML5.8 u ndie edhe jashtë në Greqi, Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Itali, Kroaci, Serbi dhe Bosnjë./Monitor 


Më të lexuarat