Secondary Adv

3,297 ndertime pa leje ne 2 vite: Zbardhet raporti i prokurorise per objektet e paligjshme

Të dhënat e Prokurorisë së Përgjithshme paraqesin një panoramë të zymtë të fenomenit të ndërtimeve informale në vend veçanërisht gjatë dy viteve të fundit. 

 

Scan ka zbardhur të dhënat zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, nga të cilat rezultojnë se vetëm për harkun kohor 2017-2018, janë kryer 3,297 procedime për veprën penale të ndërtimit të paligjshëm. Shkak për të cilin janë vënë nën hetim 2,253 persona. Në vitin 2018 janë vënë nën hetim 1,310 ndërtime të jashtëligjshme, ndërkohë që shumë më i lartë është numri i tyre në vitin 2017, kur janë regjistruar 1,987 procedime penale për këtë vepër. Në vitin 2016 janë regjistruar nga prokuroritë në gjithë vendin 893 procedime për veprën ndërtim i paligjshëm. 

 

Numrin më të madh të procedimeve të regjistruara për këtë vepër penale e kanë prokuroritë e shkallës së parë Tiranë e Durrës që përbëjnë 16 % të numrit total të procedimeve në shkallë vendi dhe në vijim prokuroria e shkallës së parë Shkodër që ka regjistruar 13 % të numrit total të procedimeve në shkallë vendi. Prokuroria e shkallës së parë Elbasan ka regjistruar 12 % të numrit total të procedimeve në shkallë vendi, prokuroria e shkallës së parë Vlorë ka regjistruar 10 % të numrit total të procedimeve në shkallë vendi, prokuroria e shkallës së parë Sarandë ka regjistruar 5 % të numrit total të procedimeve në shkallë vendi, prokuroritë e shkallës së parë Berat e Krujë kanë regjistruar 4 % të numrit total të procedimeve në shkallë vendi./SCAN


Më të lexuarat