Secondary Adv

Rruga e Kombit, nga shtatori me pagese 5 euro

 

Në muajin Shtator, në autostradën Milot-Morinë e njohur ndryshe si Rruga e Kombit do të kalohet vetëm duke paguar një taskë të caktuar. Deri më tani është thënë që taksa për kalimin në këtë rrugë do të jetë rreth 5 euro, ndersa BERZH ka dhënë një grant prej 149 mijë eurosh dhe ka përzgjedhur kompaninë “Egnatia Odos” e cila ka kohë 8 muaj të bëjë strategjinë.


Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës ka publikuar njoftimin e kontratës për kompanitë e interesuara konçesionare dhe data 23 Mars është afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për kualifikim. Pikërisht në këtë datë do të shpallet tenderi për kompanitë e interesuara dhe Ministria ka në dispozicion 180 ditë për të vlerësuar ofertat përkatëse, por kjo mund të bëhet edhe më shpejt.


Deri më tani është thënë që taksa për kalimin në këtë rrugë do të jetë rreth 5 euro.  Duke lidhur Milotin, rreth 60 km në veri lindje të Portit të Durrësit në detin Adriatik, me Morinën në kufirin e Kosovës, rruga formon seksionin qendror të autostradës Kosovë -Shqipëri, që lidh Durrësin me Prishtinën, dhe në të kalojnë një numër i lartë automjetesh, çka do të thotë se çdo kompani ka interes për të fituar tenderin.


Objektivi kryesor i këtij koncesioni është përmirësimi i autostradës, funksionimi dhe mirëmbajtja efektive e saj. Koncensioni do të zgjasë për një periudhë 30 vjeçare dhe kompania fituese do të mbledhë dhe të mbajë të ardhurat nga taksa dhe në këmbim do të ketë përgjegjësinë për të zbatuar dhe financuar përmirësimet e autostradës, të ndërtojë një urë të re mbi lumin Drin në Kukës dhe të zbatojë punimet më urgjente gjeoteknike të stabilizimit.


Dhënia me koncension e rrugës së Kombit është lajmëruar dy vjet më parë, por duket se tashmë nuk ka më kthim mbrapa. Nga ana tjetër, pas këtij segmenti, taksimi do të vendoset në të gjitha rrugët kryesore të Shqipërisë, pasi BERZH ka dhënë një grant prej 149 mijë eurosh dhe ka përzgjedhur kompaninë “Egnatia Odos” e cila ka kohë 8 muaj të bëjë strategjinë dhe të dalë me një hartë për studimin e rrugëve sa ka kushtuar secila dhe sa mund të vendoset taksa.

 


Më të lexuarat