Secondary Adv

Ndryshon buxheti 2020: 200 mln dollare programohen per rindertimin e shtepive

Qeveria ndryshoi në minutat e fundit projektbuxhetin e vitit 2020 duke programuar 200 mln dollarë për ndërtimin e banesave që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

 

Fondi prej 200 milionë dollarësh i rindërtimit vjen si shtesë në shpenzimet e programuara të buxhetit 2020, jo nga shkurtimi i shpenzimeve të tjera. Por si qeveria planifikon ti gjejë këto para? Gjysma ose 100 milionë dollarë vijnë nga rritja e huamarrjes nga 290 milionë dollarë që ishte parashikuar në 390 milionë dollarë. Por sipas ahmetaj kjo rritje e huamarrjes nuk e ndryshon trajektoren e borxhit publik ndaj Prodhimit kombëtar, pasi borxhi do te vazhdoje te ulet.

 

Gjysma tjetër e fondit vjen nga donacionet. Deri më tani qeveria ka grumbulluar gati 40 milionë dollarë nga donacionet, ndërkohë që pret shumë më tepër. Sipas Ahmetaj plani i qeverisë është që deri në krishtlindjet e këtij viti të ketë hequr të gjitha inertet nga qytetet e dëmtuara, ndërsa deri në krishtlindjet e vitit të ardhshëm të ketë ndërtuar banesat për të paktën 80 për qind të qytetarëve që kanë mbetur të pastrehë./Top Channel


Më të lexuarat