Secondary Adv

3 konviktet e demtuara ne Qytet Studenti do shemben: Do ndertohet Kampusi Universitar

Këshilli Bashkiak i Tiranës u mblodh dje për të miratuar qiratë 1 vjeçare për familjet që nuk kthehen dot në banesat e tyre, për shkak të dëmeve nga tërmeti i 26-nëntorit.

 

I pranishëm në nisjen e kësaj mbledhje ka qenë edhe kryeministri Rama, i cili ka thënë se për familjet e prekura është gati edhe skema e riparimeve për godinat e padëmtuara në strukturë. Rama ka folur edhe për prishjen e godinave tek 'Qyteti Studenti' duke thënë  pas një zaptimi 30-vjeçar ato godina do të prishen. Ndërkohë që ka shtuar se familjet që ishin aty do të përfshihen gjithashtu në skemat e qirasë 100%. "Këto familje nuk do të hidhen në rrugë. Do të marrin qira si të gjithë të tjerët. Pas një zbatimit 30-vjeçar, ato konvikte do të prishen. 

 

30 vjet është boll, do lënë dhomën në Qytetin e Studentit për të marrë një apartament në qytet. Ato 3 konvikte do të prishen. Në Qytetin Studenti do të ndërtohet Kampusi universitar. Mos të krijojnë iluzione nga ata që s'dinë të bëjnë gjë tjetër. Ne nuk tërhiqemi para nevojës për zhvillim. Më vjen mirë që procesi i zbukurimit të qytetit në prag të festave ka ecur, duhet bërë kështu edhe në Durrës, Krujë, e kudo, sepse nevoja për normalitet është e domosdoshme për ata që janë të traumatizuar, dhe mërzia dhe zymtësia nuk ndihmon. 

 

Kopshtet kanë filluar t'i kthehen normalitetit edhe kopshtet po ashtu. Të hënën fillon edhe shkolla në Tiranë, bashkia t'i qëndrojë pranë nxënësve. Kurajo, energji, forcë se është një moment i një krize të madhe që ka në përmbajtjen e vet një mundësi për të gjithë, për të dalë më të fortë, dhe që të gjithë ata që humbën shtëpinë, kur të kthehen në normalitet të kthehen në kornizë të jetuari me standarde më të mira se ato që kishin" tha Rama./Shqiptarja.com


Më të lexuarat