Secondary Adv

Gati fondi i qirase nga Bashkia e Tiranes: Ja procedurat qe duhet te ndiqni per te perfituar

Të gjithë të prekurit nga tërmeti, banesat e të cilëve janë bërë të pabanueshme, do të kenë mundësi të përfitojnë nga Fondi i Qirasë që mundëson Bashkia e Tiranës. 

 

Me anë të këtij fondi, bashkia e Tiranës do tu paguajë qytetarëve të prekur nga tërmeti, qiranë e shtëpisë për një vit, me vlerën e tregut. Por cilat janë procedurat që qytetarët duhet të ndjekin për aplikimin e Fondit të Qirasë? Familjet që aplikojnë për përfitimin e bonusit të qirasë duhet të paraqiten pranë njësisë administrative ku kanë vendbanimin. Aty do të depozitojnë pranë dokumentacionin si më poshtë:

a. Formularin e aplikimit, i cili gjendet pranë njësisë administrative

b. Akt konstatimi i Institutit të Ndërtimit;

c. Certifikatë familjare;

d. Numrin e llogarisë bankare, ku do të derdhet pagesa e qirasë./Shqiptarja.com


Më të lexuarat