Secondary Adv

Nis me 1 janar rivleresimi per 50 mije banesa: Perfitojne edhe ato te palegalizuara

Nga 1 janari deri në 30 Gusht të vitit të ardhshëm, qytetarët do të kenë mundësinë të rivlerësojnë pasuritë e tyre të paluajtshme duke i sjellë në vlerën e tregut.  

 

Nga 1 janari deri në 30 Gusht të vitit të ardhshëm, qytetarët do të kenë mundësinë të rivlerësojnë pasuritë e tyre të paluajtshme duke i sjellë në vlerën e tregut apo duke i shitur me tatim të reduktuar të diferencës midis çmimit të blerjes apo çmimi të shitjes. Referuar relacionit të projektligjit “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”, të depozituar në komisione parlamentare, përfitues do të jenë edhe individët të cilët janë në proces legalizimi dhe regjistrimi të pasurisë si dhe ata të cilët kanë kontrata sipërmarrje dhe jetojnë në pallate ende të pa legalizuara. 

 

Tatimi që do të paguhet për regjistrimin e këtij rivlerësimi është 3% e bazës së tatueshme nga 15 për qind që paguhet aktualisht. Ky projektligj vlerësohet te ketë 6 miliardë leke efekte financiare bruto ne te ardhurat e buxhetit te shtetit per vitin buxhetor 2020 dhe 4 miliardë lekë efekt neto. Vlerësohet që procesit të rivlerësimit ti nënshtrohen rreth 50 mijë banesa. Sipas draftit shpjegues, miratimi i këtij projektligji do të ketë efekte te drejtpërdrejta ne nxitjen dhe formalizimin me vlerën e tregut te pasurive te paluajtshme./Scan


Më të lexuarat