Secondary Adv

E ardhmja e ekonomise shqiptare pas termetit

Tërmeti i nëntorit, pa diskutim që do të ketë impaktin e tij në ekonomi. 

 

Së pari Durrësi, qyteti më i prekur nga ky tërmet do të ndjejë efektin negativ menjëherë. Mijëra banorë kanë humbur totalisht apo pjesërisht pronën e tyre, pra vlera në makro e kapitalit ka pësuar rënie të konsiderueshme. Gjithashtu edhe vlera e pronave në tërësi në qytetin e Durrësit do të bjerë. Mijëra qytetarë do të kenë vështirësi fizike dhe psikologjike të vazhdojnë të ruajnë vendet e punës, dhe si pasojë do të jenë të prekura dhe bizneset që ndodhen pranë zonave të prekura. Konsumi pa diskutim që do të bjerë dhe këtë gjë do ta ndjejë drejtpërdrejt ekonomia në tërësi. 

 

Pa diskutim që një nga problemet më të mëdha do të vijë si pasojë e humbejeve që do të krijohen nga të ardhurat nga turizmi, si per qeverinë ashtu edhe për qytetarët e Durrësit në veçanti. Rajoni i Durrësit akumulon të ardhura nga turizmi disa qindra milion euro, të cilat pa diskutim që do të mungojnë. Të prekura ekonomikisht janë edhe bankat, të cilat humbasin në mënyrë të drejtpërdrejtë disa milion euro. Gjithashtu një nga efektet anësore të kësaj ngjarje, do të jetë dhe rënia e vlerës së euros në kursin e kembimit, si pasojë e investimeve që do të kryhen nga fondet që do të vijnë në këtë monedhë. Një pjesë e faktorëve të mësipërm do të kenë efekte afatmesme dhe disa të tjerë do të kenë efekte afatgjata.


Më të lexuarat