Secondary Adv

Shembja e banesave: 24 kompani ndertimi kane ofruar mjetet dhe infrastrukturen e tyre

Janë 24 firma ndërtimi, që u janë bashkuar aksionit për prishjen e banesave të shpallura të rrezikshme në zonën e Durrësit. 

 

Këto kompani, që po ofrojnë mjetet dhe infrastrukturën e tyre, zhvilluan para pak ditësh në Durrës një takim me ministrin e Bujqësisë, Bledi Çuçi, i cili është njëkohësisht dhe drejtuesi qendror i Operacionit për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore në Qarkun e Durrësit. Në listë janë kompani të mëdha si Gener 2, Alb Star, Gjoka Konstruksion, Gener 2, Geci, Alb Building, Salillari, Euroteorema etj. (shih listën e plotë në fund). Ndërkohë nuk ka ende të dhëna lidhur me vlerën e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti në zonën e Durrësit, që është dhe më e prekura, apo për mënyrën e kompensimit të firmave që kanë vënë në dispozicion mjetet dhe infrastruturën e tyre.

 

Tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit shkaktoi dëme të shumta në banesat dhe pallatet në Durrës, një pjesë e të cilave janë shembur tashmë, shumë janë shënuar si të pabanueshme (kryesisht ndërtime të larta të pas viteve ’90) dhe të tjera duhet të riparohen që të bëhen të banueshme. Të dhënat zyrtare nga Shtabi i Emergjencave në Durrës flasin për 27 objekte të prishura, nga tërmeti ose me shpërthim të kontrolluar në Durrës, 10 në Thumanë, dy në Bubq në Fushë Krujë. Në Bashkinë e Durrësit janë identifikuar 9 pallate të dëmtuara rëndë, që janë shpallur të pabanueshme, ndërsa 99 pallate vlerësohen të dëmtuara lehtë, por të banueshme.

17 banesa janë shpallur gjithashtu të pabanueshme dhe 161 janë të dëmtuara lehtë, por të banueshme. 4200 banorëve që janë të akomoduar në hotele, po u dorëzohen nga ekspertët akt-konstatimet e objekteve për shtëpi dhe apartamente, të cilat janë të banueshme. Në këtë mënyrë, banorët nuk vijnë në institucione për të mësuar mbi rezultatin e akt-konstatimit, por shkojnë vetë ekspertët në hotelet ku janë akomoduar./Monitor


Më të lexuarat