Secondary Adv

Qytet Studenti do rindertohet: Brenda kater vitesh perfundon kampusi i ri modern

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka vendosur të shembë tre godina në Qytet Studenti përkatësisht 15,18,19, kjo pasi tërmeti solli dëmtime serioze në strukturën e tyre.

 

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës ka vendosur që shembjen e tyre ta realizojë me mjete të tonazhit të rendë dhe jo eksploziv, pasi shpërthimi i tij mund të dëmtoj godinat e tjera përreth. Sipas nenkryetarit të Bashkisë së Tiranës, objektivi kryesor është rivendosja e strukturave siç ishin. "Ne jemi në diskutim për të filluar punimet për 4 objektet e para në Qytet Student, si dhe jemi në fazën e studimit të 5 objekteve të tjera", u shpreh Mazniku.

 

Bashkëpunimi jonë me qeverinë gjermane do të mundësojë që brenda një periudhe 3-4 vjeçare të kemi mundësi të rindërtojmë të gjitha objektet e Qytet Studentit për t’i kthyer ato në një kampus modern. Nën kujdesine vecantë të kryeministrit është dhe inkorporimi i kampusit në universitetin e Tiranës, si pjesë e paktit për universitetin. Integrohet jeta e pas shkollës që do të thotë një qendër sportive, kulturore vendet ku kanë mundësi të mësojnë si dhe pjesa e fjetjes. Pra një kampus i integruar në atë zonë./Top Channel


Më të lexuarat