Secondary Adv

Perfitimet politike qe do te nxirren nga termeti i 26 Nentorit

Pa dyshim që situatat e jashtëzakonshme si fatkeqësitë natyrore por edhe luftrat apo dukuri të tjera madhore, janë momente të rëndësishme që shfrytëzohen për kapital politik.  

 

Efekti i parë që ato kanë është shpërqëndrimi, vëmendja e njërëzve zhvendoset totalisht, duke harruar problemet e të shkuarës dhe duke u fokusuar tek ato aktuale. Pak ditë përpara tërmetit, Shqipëria po perjetonte një situatë shumë të ndezur politike e cila pritej të çonte në përplasje të reja, madje ishin planifikuar edhe protesta. Tërmeti dhe pasojat që la pas, i mjegulloi totalisht problemet e tjera. Tashmë Kryeministri ka në dorë disa letra të reja, të cilat nëse do të dijë t’i përdorë siç duhet, do të mund të përfitojë shumë politikisht. Nëse nuk do të dije ti organizojë siç duhet dhe ta shfrytëzojë mirë situatën, duke nxitur pakënaqësi, atëherë do të humbasë përfundimisht.

  

Pra ky është momenti për të përcaktuar të ardhmen politike. Pa diskutim që faktori kryesor do të jenë paratë. Nëse do të mund të sigurohen mjaftueshëm para për të investuar dhe nëse këto investime do të pasqyrohen ashtu siç duhet në media. Nëse do të arrihet të zbehet zëri i të pakënaqurve dhe të trumbetohet zëri i atyre që do të dëmshpërblehen, atëherë qeveria Shqiptare do të fitojë kredenciale politike të cilat do të jenë faktorë kyç në zgjedhjet e adhshme. Në të kundërt, nëse nuk do të arrihet të menaxhohet situata duke patur shumë prononcime të të pakënaqurve, duke patur shumë akuza, apo duke u proçeduar penalisht zyrtarë të lidhur ngushtë me qeverinë, atëherë problemet dhe pasojat politike do të jenë të pashmangshme.


Më të lexuarat