Secondary Adv

Bilanci pas termetit: Mbi 14 mije banore jashte banesave, 20 mld leke per rindertimin

Ministri i Bujqësisë dhe Drejtuesi Qendror i Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, Bledi Çuçi doli sot para mediave për të bërë bilancin e situatës pas tërmetit.

 

Çuçi deklaroi se më 26 nëntor dhe në ditët e para në vijim, puna e të gjitha strukturave shtetërore u përqëndrua në kërkimin dhe shpëtimin e njerëzve të mbetur në rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti, si dhe në strehimin e familjeve, banesat e të cilave ishin dëmtuar. Sipas tij, menjëherë pas ngjarjes, në zonat e prekura nga tërmeti në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë, filluan punën grupet e kërkim-shpëtimit të përbërë nga Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, Shërbimi i Zjarrëfikëseve dhe ekipet mjekësore. Ai informoi se operacionet e kërkim-shpëtimit u kryen nga 9 ekipe, të përbërë nga 278 trupa shqiptarë dhe 669 të huaj.

 

Sa iu përket shkollave ai theksoi se dëmet nga tërmeti janë rreth 3 mld lekë. “Kemi bërë një vlerësim nëdisa shkallë duke angazhuar disa grupe inspektimi për të njëjtit objekt që të kishim konkluzione sa më të sakta. 176 objekte shkollore të lehta, 6 dëme të konsiderueshme dhe 36 objekte kanë pësuar dëme të rënda. Të gjithë nxënësit që frekuentonin shkollat me dëm të rënda janë sistemuar”, u shpreh ministri Çuçi. Sa i përket programit të rindërtimit ai tha se deri më sot, janë në dispozicion 20 miliardë lekë për zbatimin nga të cilat 13 miliardë lekë nga buxheti i shtetit; dhe 7 miliardë lekë nga donacionet.

 

Burimet kryesore të këtyre fondeve janë:

Buxheti i shtetit;

Bashkimi Europian, Banka Botërore, dhe OKB;

Donacionet e mbledhura nga fondacionet “Fundjavë Ndryshe”, “Shqipëria për Shqiptarët”, “Rënjët Shqiptare”;

Donacionet në llogaritë bankare të hapura nga qeveria shqiptare dhe donacionet e mbledhura përmes portalit e-Albania në shërbim të realizimit të Programit të Rindërtimit./Balkanweb


Më të lexuarat