Secondary Adv

Tronditet turizmi ne Durres- Operatoret: Anulime te prenotimeve per fundvitin

Sektori i turizmit rrezikon frenimin më të madh pas tërmetit të 26 nëntorit. 

 

Plazhi i Durrësit është pritësi më i madh i turistëve që vijnë në mënyrë të organizuar përmes agjencive në Shqipëri. Besnik Vathi që përfaqëson një nga tour-operatorët më të mëdhenj thotë se ka pasur anulime për grupet që do të kalonin vitin e ri në hotelet e Durrësit, ndërkohë që për sezonin e verës do të vijnë agjente nga jashtë për të verifikuar situatën. Kurse eksperti i ekonomisë, Adrian Civivi thotë ekonomia është psikologji dhe në këto kushte do të prekte dhe sektorin e turizmit në vitin e ardhshëm. Për të shpëtuar sezonin turistik tour-operatorët kërkojnë riparimin sa më shpejt të dëmeve në hotele, lehtësira fiskale dhe certifikim sizmik të ndërtesave pritëse. Vitet e fundit sektori I turizmit ka marr një hov të fortë në Shqipëri, deri në korrik vendin e patën vizituar 3.3 milionë turistë të huaj me një rritje prej 12.4 përqind./Top Channel


Më të lexuarat