Secondary Adv

Ndertesat e shembura nga termeti: Nisin arrestimet, zyrtare dhe ndertues te ndaluar

Kur po bëhen tre javë nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit që la pas 51 viktima, kanë nisur arrestimet e personave përgjegjës për sigurinë e ndërtesave që u shembën. 

 

Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë arrestuar 16 persona, ndërkohë që deri tani janë shoqëruar rreth 30 ndërtues, inxhinierë dhe zyrtarë të cilët me veprimet apo mosveprimet e tyre mund të jenë bërë shkak për humbjen e jetëve nga tërmeti tragjik. Në shënjestër të hetimeve janë ndërtesat, shembja e të cilave la pas viktima, si Konvaleshenca, hotel Mira Mare, hotel Tropikal, Vila Palma, pallati 6 Katësh, por edhe ndërtesat e tjera të dëmtuara që janë shpallur pabanueshme. 

 

Mësohet se deri tani janë arrestuar pronarët e hotel Vila Palma Deshira dhe Arben Qato, pronari i hotel Barons Artur Terziu, drejtori dhe nëndrejtori i Konvaleshencës, Ahmet Doda dhe Kujtim Hasa, Arben Isaku ish-drejtor ALUIZNI tashmë nëndrejtori i Kadastrës Durrës, Aldo Dakovelli shef sektori në Kadastrën e Durrësit dhe Artemis Malko punonjës terreni. Ndërsa vijon të jetë në kërkim ish-drejtori i ALUZINIT Durrës, Flamuri Gjuzi. Nga shembja e Vila Palmës humbi jetën babai i saj Sadik Qato, ndërsa u nxor i gjallë djali i saj Klajdi Qato. 

 

Dy ditë para tërmetit, kishte qenë i mbushur me turistë nga Çekia, çka mund të kishte sjellë një bilanc më tragjik. Ky hotel kishte dy kate shtesë, nga 6 kate që kishte marrë lejen nga ish-komuna e Rrashbullit. Objekti është kolauduar nga vetë pronari i “Vila Palma” Arben Qato, kolaudim i cili i ka hapur rrugë ndërtimit edhe të dy kateve shtesë, duke mbingarkuar kolonat e godinës me mbipeshë. Momentalisht në prokurorinë e Kavajës, ka të hapur një dosje penale për Dëshira Qato shefe Urbanistike në Kavajë, ish-kryebashkiakun Isa Sakja dhe dhe Dritan Kazazin, të cilët janë në hetim për “Shpërdorim detyre”, për dhënien e 7 lejeve ndërtimore në bregdetin e Kavajës./Shqiptarja.com


Më të lexuarat