Secondary Adv

Komisioni i Ligjeve miratoi sot paketen Anti-shpifje: Ja te gjitha ndryshimet

Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim paketën “Anti-shpifje” të propozuar nga qeveria.

 

Edhe pse kjo paketë ka pasur kundërshtime të forta për këtë paketë, ku disa prej përfaqësuesve të mediave online e kanë cilësuar si kufizimi të lirisë së shtypit, duket se qeveria është e vendosur për ta miratuar në seancën e 19 dhjetorit. Paketa “Anti-shpifje” ka pësuar disa ndryshime nga se ishte paraqitur në fillim nga qeveria, ndryshime që janë pasqyruar dhe miratuar nga Komisioni i Ligjeve. Ndryshimi i parë ka të bëjë me regjistrimin ose jo të operatorëve që ofrojnë shërbime online, dhe ashtu siç kishte sugjeruar edhe OSBE, regjistrimi i tyre nuk është më i detyrueshëm, por do të lihet të vlerësohet nga vetë operatorët.

 

“Regjistrim i operatorëve mediatikë online, nuk është i detyrueshëm, por mundësi që u ofrohet dhe regjistrimi i tyre është mundësia për të përfituar nga iniciativat fiskale.”-u shpreh Klotilda Bushka, relatorja e kësaj paketa. Ndryshim tjetër ka të bëjë me anëtarët e Këshillit të Ankesave, që tashmë zgjedhja e tyre do të bëhet me konkurrim, e AMA do të jetë ajo që do të përcaktojë kriteret dhe do të hapë konkursin. “Nisur nga ndjeshmëria e grupit të interesit, që ka pasur ankesa për pavarësinë e Këshillit e Ankesave, sesa i pavarur do të jetë ky këshill, për sa kohë që ai krijohet nga AMA. 

 

Kemi vlerësuar, që Këshilli i Ankesave garanton pavarësi, kemi sugjeruar, procedurës e anëtarëve të Këshillit, çka do të thotë që AMA do të hapë një konkurs.”,-tha Bushka. Për këtë çështje, ka pasur një amendim nga kryetar i AMA-së, i cili ka sugjeruar që anëtarët e këtij Këshilli, të jenë specialistë të gazetarisë me mbi 10 vite eksperiencë, dhe jo juristë apo të profesioneve të tjera. “Duhet të ndryshohet sesi është konceptuar Këshilli i Ankesave, është specifikisht me gazetarë me 10 vite eksperiencë, nuk duhet të futet persona me profesione të tjera.”, -tha Gentian Sala, kryetari i AMA-së.

 

Njoftimi i Komisionit të Ligjeve:

Neni mbi masat për shkeljet:

Në rastet e shkeljes së dispozitave të këtij ligji, në përputhje me procedurat dhe parashikimet e këtij ligji dhe akteve nënligjore të tij, pas marrjes se mendimeve të organeve përgjegjëse, nëse parashikohen, AMA( Bordi dhe/ose KA) vendos:

a) detyrimin e ofruesit të shërbimit të medias:

për të publikuar formulën e korrigjimit sipas formës dhe përmbajtjes së parashikuar në nenin 53/1 të këtij ligji;

 

për të vendosur nëpërmjet AKEP-it një njoftim të karakterizuar teknikisht si “pop up”;

b) për të vendosur gjobë, shuma e së cilës përcaktohet në përputhje me parashikimet e këtij ligji dhe të akteve nënligjore të tij;

c) për të vendosur pezullim të përkohshëm të licencës dhe/ose autorizimit;

ç) për të vendosur uljen e kohëzgjatjes së vlefshmërisë së licencës dhe/ose autorizimit;

 

d) për të vendosur heqje të licencës dhe/ose autorizimit.

AMA në vendimin e saj merr në konsideratë masën dhe kohëzgjatjen e shkeljes së kryer sipas rregullave të përcaktuara në shkronjën “k” të paragrafit 1 të nenit 19 të këtij ligji. AMA vendos sanksione të parashikuara në këtë ligj jo më vonë se një vit nga data e kryerjes së shkeljes. Kur AMA vëren shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat me ligj vendosin sanksione organet e tjera shtetërore, atëherë ajo njofton këto të fundit.

 

Për shkelje të kryera nga OSHPE-të, për përmbajtjen e publikimeve elektronike, në bazë të një vendimi të marrë nga AMA, në vijim të procedurës së parashikuar në këtë ligj dhe pas marrjes së mendimit me shkrim nga AKCESK-u, Autoriteti i Komunikimit Elektronike dhe Postar (AKEP) :

a) të urdhërojë heqjen e përmbajtjes së caktuar menjëherë, por jo më shumë se 60 minuta nga njoftimi në rastet kur shërbimet e medias elektronike dyshohet se mund të nxisin kryerjen e një nga veprave penale në vijim:

pornografi me fëmijë;

 

inkurajimin e akteve terroriste; 

iii. shkelje të sigurisë kombëtare.

Në rast të mosplotësimit të urdhërit brenda afatit të përcaktuar, të bllokojë aksesin në internet. 

b) të vendosë një njoftim “pop up” në faqen e internetit/domain-in e portalit i cili përmban informacion mbi vendimet e organeve vendimmarrëse të AMA-s.

 

Në marrjen e vendimit sipas shkronjës “a”, të kësaj pike, AMA pasi dëgjon ofruesin e shërbimit të publikimeve elektronike dhe nëse është e mundur autorin e përmbajtjes së publikuar, vlerëson shkeljen e kryer në raport me cenimin e së drejtës së lirisë së shprehjes në përputhje me parimin e propocionalitetit. Kundër vendimit të bllokimit të aksesit në internet, subjekti ka të drejtë të bëjë ankim pranë AMA-s brenda 30 ditëve nga data e shpalljes ose e njoftimit, sipas pikës 3, të këtij neni. AMA shqyrton ankesën dhe shpall vendimin brenda 7 ditëve pune. Kundër vendimit të AMA-s mund të bëhet ankim në Gjykatën e Administrative Tiranë.

 

Vendimet e AMA-s ekzekutohen nga shërbimi përmbarimor, sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Civile. AMA nuk ka detyrim të parapaguajë taksën apo tarifën për shërbimin përmbarimor. Kundër vendimit të KA-së mund të bëhet ankim sipas dispozitave të pikës 6 të këtij neni. Ankimi nuk pezullon ekzekutimin e vendimit të Këshillit të Ankesave. Vendimet e KA-së do të ekzekutohen nga Shërbimi i Përmbarimit Gjyqësor, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Civile. KA nuk ka detyrim të parapaguajë tarifën ose tarifën për shërbimin përmbarimor/Shqiptarja.com


Më të lexuarat