Secondary Adv

Thellohet renia e eksporteve ne nentor: Ndikojne tekstilet dhe materialet e ndertimit

Këtë vit Shqipëria po shfaq probleme me shkëmbimet tregtare. 

 

Referuar të dhënave zyrtar të INSTAT, rezulton se në në muajin nëntor të këtij viti eksportet e mallrave arritën vlerën 25 miliard lekë, duke u ulur me 9,1 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 8,6 %, në krahasim me Tetor 2019. Ndërsa importet e mallrave arritën vlerën 53 miliard lekë, duke u ulur me 5,8 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 10,8 %, në krahasim me Tetor 2019. Deficiti tregtar i këtij muaji është 28 mld lekë, duke u ulur me 2,7 %, krahasuar me Nëntor 2018 dhe 12,6 %, në krahasim me Tetor 2019.

 

Probleme edhe në rang vjetor

Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2019 eksportet e mallrave arritën vlerën 277 mld lekë, duke u ulur me 4,1%, krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, importet e mallrave arritën vlerën 593 miliard lekë, duke u rritur me 2,1 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 317 mld lekë, duke u rritur me 8,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

 

Çfarë ndikoi negativisht tek eksportet

Rënia vjetore e eksporteve prej 9,1 %, këtë muaj është ndikuar nga grupet: “Tekstile dhe këpucë” me -5,1 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -4,5 pikë përqindje, “Prodhime druri dhe letre” me -2,0 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +1,8 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,3 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me +0,2 pikë përqindje. Eksportet, gjatë këtij njëmbëdhjetëmujori janë ulur me -4,1 %, krahasuar me një vit më parë. 

Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2,7 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -2,6 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -1,6 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,1 pikë përqindje,“Ushqim, pije, duhan” me +1,0 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me +0,5 pikë përqindje. 

 

Çfarë ndikoi tek importet

Rënia vjetore e importeve prej 5,8%, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me -3,0 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2,6 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,4 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të importeve kanë ndikuar pozitivisht grupet “Ushqim, pije, duhan” me +0,8 pikë përqindje, “Prodhime druri dhe letre” me +0,6 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me +0,5 pikë përqindje. Si njëmbëdhjetëmujor, importet janë rritur me 2,1 %, krahasuar me njëmbëdhjetëmujorin 2018.

Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +1,8 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +0,5 pikë përqindje. “Materiale ndërtimi dhe metale” me +0,3 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të importeve kanë ndikuar negativisht grupet: “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” me -0,6 pikë përqindje, “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me -0,2 pikë përqindje dhe “Tekstile dhe këpucë” me -0,1 pikë përqindje./Scan


Më të lexuarat