Mbi 6 mije familje te mbetura pa banesa: Miratohen bonuset e qirave, kosto 12 mln dollare
Mbi 6 mijë familje të mbetura pa banesa do përfitojnë subvencionim të qirasë nga buxheti i shtetit, ndërkohë që gjendja e fatkeqësisë natyrore do shtyhet edhe 3 muaj.
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka miratuar të mërkurën dy akte normative: i pari ka qellim propozimin e një kuadri rregullator qe duhet të koordinojë institucionet e burimet per përballimin e pasojave nga tërmeti i 26 nëntorit dhe rikthimin e çdo të prekuri në gjendjen fillestare; i dyti siguron procedura të përshpejtuara për sigurimin e subvencionit nga shteti për familjet e prekura. Dy aktet u paraqitën në Komision nga Zëvendësministrja e Financave Belinda Ikonomi, sipas së cilës, efekti në buxhet i subvencionimit të qirave llogaritet në rreth 12 milionë dollarë. Deputetët e Komisionit kërkuan kujdes në klasifikimin të pabanueshme të godinave duke qenë se kjo mund të përdorej për qëllime abuzive, ndërkohë që dy aktet do kalojnë për votim të enjten në Parlament./SCAN