Secondary Adv

Aeroporti i Rinasit rritje dyshifrore te fluksit ne tetor: Nder vendet e para ne Europe

Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve për Europën, tregon se aeroporti Nënë Tereza, ka regjistruar rritje dyshifrore të trafikut gjatë muajit Tetor.

 

Të dhënat thonë se rritja fiksohet në 20%, ç`ka e klasifikon Tiranën në vend të dytë të aeroporteve me rritjen më të madhe të kryeqyteteve dhe qyteteve të mëdha, përtej Bashkimit Europian. Në vend të parë është aeroporti i Kievit. Por edhe po të shohim aeroportet e mëdha të vendeve të Bashkimit Europian, ai Nënë Tereza rezulton të jetë sërish ndër vendet e para. 

 

Rritja konstante e fluksit të pasagjerëve në aeroportin e vetëm të vendit është edhe rrjedhojë e drejtpërdrejtë e shtimit të kompanive të tjera ajrore që operojnë në dhe nga vendi. Gjatë dy viteve të fundit sidomos, një sërë kompanish ajrore prestigjioze, kryesisht low-cost, kanë filluar fluturimet nga Tirana, ose kanë njoftuar nisjen e fluturimeve. Së fundmi kanë qenë Wizz Air dhe Easyjet, kompanitë low cost që kanë zgjedhur Shqipërinë./SCAN


Më të lexuarat