Secondary Adv

Lagjet e reja model i zhvillimit urbanistik: Arkitekti Stefano Boeri pjese e rindertimit

Arkitekti i njohur italian Stefano Boeri së bashku me kolegë të tjerë, kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të ndihmuar në fazën e rindërtimit të banesave. 

 

Boeri ka thënë se ndihet pjesë e kësaj faze 'post tërmeti' dhe se në studion në Tiranë do të shpalosë të gjithë eksperiencën e tij por jo vetëm që ka me tërmetet dhe fazat e rindërtimit pas tërmeteve të rëna në Itali. Këto deklarata Boeri i bëri në përurimin e instalacionit të krijuar prej tij dhe që iu shtua Tiranës, si një destinacion, “La Radura”. Të pranishëm në inaugurimin e kësaj vepre artistike që me shumë gjasë do kthehet në një tjetër ikonë për kryeqytetin, ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, arkitekti Stefano Boeri, ministra, arkitekt e urbanist të ndryshëm. 

 

Ndërkohë kryeministri Rama u shpreh se për familjet e prekura nga tërmeti do të bëhen ndërtime dhe lagje moderne që do të shërbejnë si një model i zhvillimit urbanistik në të gjithë Shqipërinë. "E fundit që do thosha është që shembujt e ndryshëm, të cilët mund t’i referohem, në situata pas tërmeteve, janë shumë të ndryshëm, ka raste kur tërmetet kanë shërbyer si katalizator të një ndryshimi të madh e kanë sjellë një cilësi të re përmes rindërtimit e përmes ri konceptimit të shumë aspekteve të zhvillimit dhe ka raste kur kanë prodhuar situata realisht të rënda, zvarritje dhe gangrenizimi të plagëve të hapura, "tha Rama ndër të tjera.

 

Ndër të tjerë Rama u shpreh se me zgjedhjen që është bërë, në zonat rurale do të bëhet një rindërtim i shpejtë. "Por ndërkohë besoj që me zgjedhjen që kemi bërë, në zonat rurale do jemi në gjendje të bëjmë një rindërtim të shpejtë, do jemi në gjendje që absolutisht brenda vitit të ardhshëm, po e them si afat fundor, por më përpara se sa fundit të vitit të ardhshëm, ne të jemi në gjendje që të gjithëve t’u kemi ofruar mundësinë për një shtëpi më të mirë se ajo që kishin më parë"./Shqiptarja.com


Më të lexuarat