Secondary Adv

Taksa e baneses tek fatura e ujit: UKT njofton kategorite qe perjashtohen

Në çdo pikë të ujësjellësit në Tiranë qytetarët duhet të shkojnë të vetë deklarojnë sipërfaqen e banesës së tyre, pasi kjo taksë përfshihet në faturën e ujësjellësit.

 

Por çfarë duhet të bëjë një qytetar nëse çmimi i referencës për llogaritjen e taksës nuk është i saktë dhe i përket një zone tjetër banimi? Nëse qytetari mendon se ka një gabim të tillë është e nevojshme që ai të aplikojë për saktësimin e Taksës së Ndërtesës pranë PIKA UKT. “Nëse e keni kryer vetë deklarimin mjafton të keni me vete librezën e ujit dhe një dokument identifikimi. Në rast se nuk e keni kryer vetë deklarimin lutemi të dorëzoni dokumentacionin e nevojshëm, ID, librezën e ujit, certifikatën e pronësisë bashkë me kartelën shoqëruese. Punonjësit tanë do të kryejnë verifikimin në terren dhe ju do të informoheni për llogaritjen e taksës brenda 10 ditësh”, -bëjnë të ditur punonjësit e UKT-së. Nga kjo taksë do të përjashtohen ato banesa kur kryefamiljari është pensionist apo përfiton nga skema e ndihmës ekonomike./ata


Më të lexuarat