Secondary Adv

APP hap koncesionin e aeroportit te Vlores: Tre skenaret per trafikun e pasagjereve

Është hapur zyrtarisht në faqen e APP procedura e koncesionit për projektimin, ndërtimin, operiminn dhe mirëmbajtjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.  

 

Referuar dokumenteve mësohet se punimet parashikohen që të zgjasin të paktën 3 vite dhe viti i katërt do t’i shërbeje koncesionarit për të bërë testimet e nevojshme dhe për të marrë certifikimet. Kjo do të thotë që nëse gjithçka ecën siç duhet dhe në 31 maj 2020 nisin punimet për ndërtimin, nga Vlora fluturimi i parë zyrtar do të bëhet në vitin 2024. Raporti i konsulentit ndalet në parashikimin e përgjithshëm të rritjes së trafikut ajror në 30 vitet e ardhshme në përgjithësi për vendin dhe në veçanti për aeroportin e Vlorës duke dhënë tre skenarë.

 

Parashikimi i Trafikut te pasagjereve

“Parashikimi i trafikut te pasagjereve te huaj dhe vendas qe do te përdorin transportin ajror është bazuar mbi parashikimin e rritjes se GDP. Mbi këtë baze Konsulenti ka përgatitur skenarët e zhvillimit dhe rritjes se transportit ajror te pasagjereve . Alternativat e rritjes trafikut ajror janë 3 : skenari baze, skenari optimist, dhe ai pesimist.

Këto skenarë kanë marrë parasysh situatën specifike në Shqipëri:

– Heqja e kufizimeve të tregut nga rishikimi i Marrëveshjes së Koncesionit të Aeroportit TIA;

– Potenciali turistik i Jugut i Shqipërisë dhe Strategjia e Turizmit të Shqipërisë;

– Rritja e numrit të pasagjerëve në aeroportin TIA përtej parashikimit të Master Planit 2015;

– Potenciali i linjave Low-Cost për Shqipërinë

 

Skenari Bazë ka ndjekur trendin e pasagjerëve në Shqipëri ku rritja e trafikut të pasagjerëve është përtej pritshmerive dhe parashikimeve ; Skenari Optimist i ka konsideruar të gjitha sa më sipër në mënyrë pozitive duke marrë te mirëqene rritjen e numrit te strukturave turistike në jug të Shqipërisë dhe tërheqjen e kompanive me kosto të ulët për shkak të politikave nxitëse të aeroportit të ri. Ngopja e aeroportit te TIA do të drejtojë gjithashtu një pjesë të mirë të kërkesës në rritje për fluturime çarter në aeroportin e Vlores. Nga ana tjetër, Skenari Pesimist ka konsideruar mungesën e zhvillimit te kapaciteteve turistike në të njëjtin ritëm me kërkesën turistike në zonë. 

 

Skenari pesimist gjithashtu merr në konsideratë çdo ngadalësim të rritjes së numrit te pasagjereve te transportit ajror. Në skenarin baze koeficienti i korrelacionit te GDP me rritjen e numrit te pasagjereve është parashikuar te jete 2; ne skenarin optimist eshte parashikuar te jete 3 ndërsa ne skenarin pesimist 1.5. Në skenarin bazë rritja e trafikut për 10 vitet e para do të jetë 7.9 % ndërsa në dy dekadat e tjera parashikohet të jetë respektivisht me 7% dhe 5.4 %. Sipas parashikimeve të skenarit baze numri total i pasagjereve ne vend do te rritet nga 2.8 milion ne vitin 2019 ne 18 milion ne vitin 2048 ndersa per skenarin optimist ne 26 milion udhetare dhe 10 milion ne skenarin pesimist” thuhet në dokument.

 

Parashikimi i Trafikut te Aeroportit te Vlorës

“Për të bere parashikimin e trafikut të pasagjerëve të aeroportit të Vlorës konsulenti ka analizuar variacionin mujor të trafikut të pasagjerëve për vitin 2016 – 2017. Po të shikojmë grafikun kuptohet që muajt Qershor, Korrik, Gusht, Shtator janë muajt që kanë numrin më të lartë të pasagjerëve ose muajt që turistët vijnë në Shqipëri. Numri i pasagjerëve përfshin dhe ata që kanë udhëtuar me shoqeritë Low Cost. Gjatë periudhës së verës, sezoni i pikut, numri i pasagjerëve është rreth 1.334 mijë me një mesatare mujore prej 266 mije udhëtarë ndërsa në periudhën tjetër të vitit numri i pasagjerëve arrin në 1 473 mijë. Diferenca prej 82,671 pasagjerësh për muajt e verës jane turistë një përqindje e caktuar e të cilëve parashikohet të frekuentojnë zonën e jugut të Shqipërisë nga Vlora në Sarandë.

 

Në baze të inervistave të bëra rreth 15 % e pasagjerëve janë nga zonat e influencës të aeroportit të ri. Megjithatë konsulenti për aeroportin e Vlorës ka supozuar që vetëm gjysma e tyre do të përdorë aeroportin aty. Lidhur me pasagjerët të konsideruar turistë parashikojmë që rreth 20 % e tyre do të përdorin aeroportin e Vlorës. Bazuar në rritjen e GDP, numrit të pasagjerëve si dhe zonës së mbulimit, konsulenti ka përllogaritur numrin e pasagjerëve që parashikohet të udhëtojnë në rastin e ndërtimit të aeroportit të Vlorës. Vlen për tu theksuar fakti që periudha e ndërtimit të aeroportit është 3 vite ndërsa ne vitin e katërt do te jetë viti i kolaudimit dhe marrjes së certifikateve të sigurisë së aeroportit. Kështu që vitin e pestë parashikohet të filloje operimi i plotë i aeroportit” vlerëson dokumenti i studimit të fizibilitetit./Monitor 


Më të lexuarat