Bashkia Kamez miraton paketen fiskale: Hiqen tarifat per te demtuarit nga termeti
Këshilli Bashkiak Kamëz miratoi ditën e djeshme në mbledhje, Paketën Fiskale të kësaj bashkie për vitin 2020.
Kryetari i bashkisë Kamzë, Rakip Suli njoftoi se u miratua sot në Këshillin Bashkiak ka miratuar sot Paketën Fiskale të Bashkisë Kamzë duke u mbështetur në 3 shtylla kryesore: Taksim i Drejtë. Transparencë ndaj qytetarëve dhe biznesit. Krijimi i hapësirave të barabarta për bizneset dhe qytetarët”. Suli shton se “Me anë të kësaj Pakete Fiskale treguam edhe njëherë që vëmendja jonë është tek shtresat në nevojë dhe tek të rinjtë, duke sjellë ndryshimet e mëposhtme: Kemi hequr tarifat bashkiake për familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit.
Kemi hequr tarifën prej 0.7% të investimit për legalizimet për objektet e banimit. Kemi ulur në 50% tarifat për çdo biznes të ri, të hapur nga kryefamiljarët femra dhe të rinjtë. Janë ulur tarifat familjare për pensionistët. Janë ulur tarifat për institucionet arsimore jopublike dhe bizneseve të vogla që ofrojnë shërbime. Është hequr tarifa abuzive 10.000 mijë lekë të reja e punimeve për rifiniturat e brendshme(neni 6). “Me anë të këtyre ndryshimeve synojmë të kemi më shume shërbim dhe më shumë përkrahje për ata që kanë më tepër nevojë”, shprehet ai./ata