Secondary Adv

Prioritetet: Nga rindertimi te fotovoltaiku i Divjakes, ku do vihet theksi ne 2020

Në mbledhjen me kabinetin qeveritar janë përcaktuar prioritetet dhe afatet e realizimit të tyre vitin e ardhshëm. 

 

Prioriteti kryesor mbetet rindërtimi i banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit. Po ashtu, prioritete janë edhe hapja e procedurave të reja për projekte të rëndësishme si aksi Thumanë-Rrogozhinë, Shëngjin-Velipojë, Tuneli i Llogarasë etj. Ndërkohë, brenda vitit 2020 parashikohet mbyllja e të gjitha sporteleve të shërbimeve publike dhe ofrimi i tyre vertëm përmes sistemit on-line. Prioritetet e deklaruara nga kryeministri për 2020: -Procesi i rindërtimit, brenda pranverës gjithçka të jetë e nisur dhe brenda 6 mujorit të parë pjesa më e madhe e atyre që janë sot në banesat individuale të jenë sistemuar në një shtëpi të re.

 

-Vazhdim i sistemit të qirasë deri kur të jenë gati për të ardhur në shtëpitë e reja

-Në fillim të janarit do të miratohet akti kundër krimit të organizuar dhe KÇK-së

-Ka nisur procedura dhe në pranverë do hapet kantieri për kampusin e madh universitar të Tiranës që do përfshijë ish-Qytetin Studenti, Akademinë e re të Sigurisë dhe Akademinë e Arteve.

-Në kompleksin ekzistues të Akademisë së Arteve do rindërtohet nga e para e gjithë pjesa e ndërtuar pas periudhës italiane.

 

-Shumë shpejt do shpallet procedura për Parkun e  madh të Fotovoltaike në zonën e Divjakës.

-Shumë shpejt do shpallet procedura për rrugën e re që do ndërtohet tërësisht nga e para, Thumanë-Kashar-Rrogozhinë, pra, një segment, Thumanë-Rrogozhinë.

-Po punohet dhe shpejt do shpallet procedura për tunelin e Llogarasë, pastaj një sërë veprash të tjera, Shëngjin-Velipoja.

-Për procesin e legalizimeve, do të miratohet në Parlament Ligjin e ri për Tokën. Ky ligj synon t’I japë zgjidhje përfundimtare pronësisë mbi tokën të të gjithë atyre zonave ku nuk ka funksionuar 7501-shi dhe nuk ka konflikte pronësie e kanë njohur reciprokisht kufijtë e vjetër

 

-Shërbimet online. Që në janar, për një numër të madh shërbimesh qytetarët nuk do jenë më të detyruar dhe nuk do e kenë më as të mundur të shkojnë në zyra, apo sportele, por do i bëjnë aplikimet online. Këto shërbime do fillojnë në një masë të konsiderueshme në janar, në qershor vala e dytë dhe në 2020-ën do të mbyllen përfundimisht të gjitha sportelet.

-Shengeni Rajonal/SCAN


Më të lexuarat