Secondary Adv

Nisin punimet ne pallatet e demtuara ne Durres: Perforcim strukturor i ndertesave

Pas vlerësimit të dëmeve të një pjese të mirë të objekteve që u dëmtuan nga tërmeti i 26 Nëntorit ka nisur puna për rindërtimin e tyre. 

 

Kryeministri Edi Rama bashkë me ministrin Fuqiplotë Bledi Çuçi dhe zëvendës ministren e Brendshme, Rovena Voda kanë inspektuar mëngjesin e sotëm punimet në qytetin bregdetar në Durrës. Në njoftim thuhet se kanë nisur punimet për pallatet e dëmtuara nga tërmeti në shkallën DS3, çka nënkupton përforcim strukturor dhe meremetim tërësor muraturash të dëmtuara. "Nisin punimet për objektet e dëmtuara nga tërmeti. Ndërkaq, puna vijon edhe për ndërtimin e zonave të reja të banimit si edhe për shtëpi më të mira në fshat", shkruan Rama. 

 

Rama bisedoi dhe me inxhinieret që kanë marrë përsipër riparimin e pallatit si dhe grupet e punës në terren. Kreu i qeverisë deklaroi se banorët që jetojnë në këto banesa duhet të informohen për sigurinë e tyre, pasi kjo është piskologjike sepse askush nuk do donte të futej në një shtëpi nëse do kishte frikë se do këputen kolonat. Sipas publikimit, ndërtimet e filluara janë të bazuara mbi projekte të financuara nga vetë ndërtuesit dhe të miratuara vetëm mbi standardet e EUROCOD-it./Scan


Më të lexuarat