Mijera banesa u demtuan: Ahmetaj sqaron si do veprohet me procesin e rindertimit
Arben Ahmetaj, Ministri për Rindërtim ka sqaruar për mediat se si do të veprohet për procesin e rindërtimit pas tërmetit.
Ahmetaj tha se bonusi i qirave bën të mundur, që deri në kthim në shtëpi, të mund të jetojnë në shtëpi me qira. Ai shtoi se kryeministri ka kërkuar nga bashkitë në zonat e emergjencës, që të gjithë kryetarët përkatës të bashkive të vazhdojnë procesin e përcaktimit të tokave ku do të ndërtohen qytezat urbane. Ai shtoi se për 25 deri 20 ditë do të jetë gati informacioni në të gjithë territorin e Shqipërisë ku është përcaktuar ku ka dëmtime, kryesisht në Shqipërinë e mesme, por edhe në Lezhë e Kamzë, pra të gjitha këto bashki janë të detyruara brenda afatit që ka kërkuar Kryeministri të sjellin verifikimet e tokave ku do ndërtohen banesat individuale, qytezat urbane.
Banorët e dëmtuar duhet të aplikojnë pranë bashkisë ose njësive bashkiave, pët tu bërë pjesë e procesit të rindërtimit. “Kemi procedurat përkatëse për programin e rindërtimit. Nesër ka një takim të posacëm me kryetarët e bashkive, ku do të bëjmë një listë të familjeve që kanë humbur shtëpitë dhe që banesat e tyre janë vlerësuar si të pabanueshme ose banesa që kanë nevojë për rikonstruksion.
Në bazë të vendimit, duke nisur nga nesër, kryetarët e bashkive duhet të ngrenë platformë aplikimi për qytetarët. Aplikimi do të jetë tepër i thjeshtë. Ju lutem, të gjithë familjarëve që banesat e tyre janë quajtur të pabanueshme ose të dëmtuara, të mund të drejtohen në institucione, kudo të bëhet financimi përmes njësive vendore ose entiteteve që do të autorizohen nga Këshilli i Ministrave. Ne nuk kemi lënë asnjë qytetar jashtë. Do të bëhen edhe rikonstruksione në bazë të dëmtimeve dhe do kemi grante për këtë gjë”, tha Ahmetaj./Burimi: Monitor