Kolaudimi i makinave, ja mjetet qe nuk do te kalojne testin
Duke nisur nga viti 2016 asnjë mjet që nuk do të kalojë testin e kolaudimit nëse nuk plotëson normat e reja të gazrave të shkarkimit të motorit. Këshilli i Ministrave ka kryer një seri ndryshimesh që përcaktojnë tabelat me normat e reja të gazrave të mjeteve rrugore si të benzinës, ashtu dhe të naftës.
Përmes një udhëzimi, Ministria e Transportit ka përcaktuar normat e reja të gazrave të prodhuara nga motorët duke u nisur nga viti i prodhimit të mjetit, ndërkohë që në testin e kolaudimit do skualifikohen mjetet të cilët lëshojnë tym në ngjyrë të zezë, që kanë rrjedhje, apo e kanë nivelin e minimos më të lartë se norma e përcaktuar nga prodhuesi.“Mbetjet që dalin nga sistemi shkarkues kanë ngjyrë të zezë (blozë) apo më të errët dhe treguesit mesatar të matjeve të gazrave të shkarkimit të motorit janë më të larta se 4.0 (+20%) m-1”, përcakton udhëzimi si kusht për skualifikimin e mjetit.
Ligji hyn në fuqi nga 1 korriku i 2015-ës
Me propozimin e Ministrisë së Financave, Këshilli i Ministrave ka kryer një seri ndryshimesh në manualin “Mbi kontrollin teknik të mjeteve rrugore”, të cilat hyjnë në fuqi nga 1 korriku 2015. Ndryshimet përcaktojnë tabelat me normat e reja të shkarkimit të gazrave, por dhe duke shtuar arsyet për dështim, të kontrollit të sistemit të shkarkimit të gazrave të mjeteve rrugore si të benzinës, ashtu dhe të naftës. Kështu, mjetet diezel do të skualifikohet kur mbetjet që dalin nga sistemi shkarkues kanë ngjyrë të zeze apo më të errët dhe treguesit mesatar të matjeve të gazrave të shkarkimit të motorit janë më të larta se 4.0 (+20%) m-1.
Kur sistemi i kontrollit të shkarkimit rrjedh, nuk është i plotë apo është instaluar në mënyrë jo të plotë ose jo të saktë. “Kur Shpejtësia e motorit në gjëndje të lirë nuk është korrekte (krahasuar me shpejtësinë që përcakton konstruktori, me një tolerancë +/- 200 rpm)” përcakton Udhëzimi i ri i Ministrisë së Transportit. Për mjetet me benzinë, arsyet për dështim nisin nga rrjedhjen në sistemin e shkarkimit, kur sistemi i kontrollit të emetimit ka rrjedhje, është i pa plotë apo nuk është instaluar në mënyrë korrekte, kur shpejtësia në gjendje të lirë (minimo) është më e lartë nga ç’duhet, apo kur “tymrat në sistemin shkarkues të japin të kuptosh që motori harxhon shumë vaj”.