Secondary Adv

DPT publikon kalendarin tatimor: Detyrimet dhe afatet e bizneseve ne Janar

Dhjetëditëshi i dytë i muajit janar është i “mbushur” me afate për dorëzimin, deklarimin e pagesën e një serë taksave.

 

Referuar kalendarit tatimor, në këto data janë afatet e fundit të dorëzimit të librave të shitjes dhe të blerjes për muajin dhjetor, të deklarimit dhe pagesës së TVSH-së, të taksave kombëtare, rentës minerare etj.

Kalendari tatimor

10 Jan 2020

Afati i fundit i dorëzimit në mënyrë elektronike të librave të shitjes dhe blerjes për periudhën Dhjetor 2019.

14 Jan 2020

Afati i fundit i deklarimit elektronik dhe i pagesës së TVSH-së për periudhën Dhjetor  2019.  

 

15 Jan 2020

Afati i fundit i deklarimit dhe pagesës së taksave kombëtare për periudhën Dhjetor 2019

15 Jan 2020

Afati i fundit i deklarimit dhe pagesës së rentës minerare të muajit Dhjetor 2019.

15 Jan 2020

Deklarimi dhe pagesa e detyrimeve tatimore për lojërat e fatit në veprimtarinë e realizuar në periudhën Dhjetor 2019.

 

15 Jan 2020

Këstet e tatimit mbi fitimin, mund të paguhen edhe në baza mujore, jo me vonë se data 15 e çdo muaji, por afati i fundit i parapagimit të këstit tremujor të tatimit mbi fitimin, për muajt Janar, Shkurt, Mars është data 30 Mars 2019.

20 Jan 2020

Afati i fundit i deklarimit dhe pagesës së Tatimit në Burim për periudhën Dhjetor 2019.

20 Jan 2020

Afati i fundit i deklarimit të listëpagesës dhe pagesës së  Kontributeve të Sigurimeve Shoqërore, Shëndetësore dhe Tatimit mbi të Ardhurat nga Punësimi për periudhën Dhjetor 2019./Burimi: SCAN


Më të lexuarat