Secondary Adv

Ujesjellesi i pare me panele fotovoltaike ne Shqiperi: Se shpejti perfundojne punimet

Ujësjellësi i Belshit pritet të jetë i pari në Shqipëri që do të ketë zero kosto për energjinë elektrike. 

 

Projekti parashikon instalimin e paneleve fotovoltaike duke zëvëndësuar kështu energjinë elektrike që prodhohet nga uji, raporton SCAN. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e AKUM, Alqi Bllako dhe kryebashkiakun e Belshit, Arif Tafani, inspektuan punimet në ujësjellësin e Belshit, në zonën e Dumresë. Përfundimi i kësaj vepre do të garantojë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për 33 mijë banorë. Belshi konsiderohet një zonë me potencial të lartë turizmi në vend./Burimi: SCAN


Më të lexuarat