
Falimentojne 33 kompani VIP, ja lista e tyre
Njësia e Tatimpaguesve të Mëdhenj, ka kërkuar shpalljen e falimentit për 33 kompani të mëdha. Një pjesë e kompanive kanë kohë që nuk “bëhen të gjalla”, duke qenë se paraqiten në regjistrin pasiv të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit si subjekte me aktivitet të bllokuar ndërsa pjesa tjetër rezultojnë se nuk kanë paguar detyrimet ndaj shtetit.
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka mbërritur një grup padish civile, me objekt kompani të njohura të ekonomisë shqiptare. Ka qenë Njësia e Tatimpaguesve të Mëdhenj, që është paraqitur si palë paditëse, duke kërkuar nga Gjyqësori shpalljen e falimentit për 33 kompani të mëdha.
Një pjesë e kompanive kanë kohë që nuk “bëhen të gjalla”, duke qenë se paraqiten në regjistrin pasiv të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit si subjekte me aktivitet të bllokuar. Një pjesë tjetër rezultojnë se nuk kanë paguar detyrimet ndaj shtetit, ndërkohë që midis tyre ka edhe nga ato kompani, që deklarojnë prej kohësh humbje të vazhdueshme financiare.
Për 16 kompani në këtë listë nuk dihet as administratori, duke qenë se ato kanë kohë që nuk plotësojnë as të dhënat periodikisht, sipas kërkesave të ligjit të ndërmarrjeve tregtare. Fjala është për subjektet:
• E.R.I.+
• ELDI
• SUPERBETON-MATI
• MIX TECHICHILIR MANUSHI
• MAPA NDERTIM DHE TREGTI
• N. Kamatakis ATEE
• JAV
• Shoqëria PIGASOS
• VLLAZNIMI, HANS
• JURG-OIL
• AL-BRA
• DOBREJ
• Filiali i Telekomit Tiranë
• DELTON dhe Balafas Industrial Construction.
Ndërkohë, për 17 të tjera njihet administrator
Këto janë:
• SERVI (administrator Ylli Kuqi)
• D W M (Verka Pepa)
• SAM TREG 2008 (Merita Kristaqi)
• W I N A L B A N (Nikolaos Papaioannou)
• ELKO-KONSTRUKSION (Arjan Ramizi)
• Hamzai Konstruksion (Besnik Metaj, Sokol Hamza)
• Alko-Impex (Ymer Ademi)
• Isuf Ferra-Investitor (Isuf Ferra)
• SANGRES (Afërdita Pilo)
• Trema Enginering (Ilir Trebicka)
• FLLADI 2003 (Ardian Maja)
• ALBTORONTO KONSTRUKSION (Jorgo Naumi)
• I.A.P. (Astrit Kuçani)
• HAWAI ALB (Elsayed Metwally Abdelrahman)
• Nizaqet Zajmi-Investitor (N i z a q e t ‘Çetina’ Zajmi ‘Borova’)
• B.E.E.M. 1 (Luli Agalliu).
Sipas ligjit për Procedurat Tatimore, të ndryshuar disa herë nga Kuvendi i Shqipërisë, administrata tatimore kërkon në gjykatë fillimin e procedurës së falimentimit për tatimpaguesit, shoqëri tregtare 2 vjet pas kalimit në statusin pasiv nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, për shoqëri që deklarojnë rezultat me humbje të kapitaleve të veta për të paktën 3 vite rresht, 3 vjet pasi kanë kaluar në regjistrin pasiv apo kur ato kanë detyrime të pashlyera ndaj administratës tatimore prej të paktën 2 vitesh.
Gjithnjë sipas këtij ligji, administrata tatimore transferon regjistrimin e tatimpaguesit nga regjistri aktiv në regjistrin pasiv, që mbahet nga administrata tatimore, kur ai nuk ushtron më veprimtari tregtare për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm, kur nuk dorëzon deklaratën tatimore për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm apo në rastet kur subjekti deklaron në QKR pezullim të veprimtarisë tregtare./Shqiptarja.com
Më të lexuarat








