Secondary Adv

VKM e reja: Legalizohen 618 ndertime ne 11 qarqe, buxheti per kompensim te pronareve

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për kalim të të drejtës së pronësisë, për 618 parcela ndërtimore të objekteve të legalizuara dhe kompensimin financiar të pronarëve. 

 

Sipërfaqja e përgjithshme që kompensohet është 26 mijë e 416 metra katrorë dhe vlera e kompensimit financiar është 229 milion e 260 mijë lekë. Numri i parcelave ndërtimore për të cilat miratohet kalimi i pronësisë sipas qarqeve është, si më poshtë vijon:

Për Qarkun Tiranë (Drejtoritë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Tiranë), numri i parcelave ndërtimore është 137 (njëqind e tridhjetë e shtatë), me sipërfaqe të përgjithshme 32 325 (tridhjetë e dy mijë e treqind e njëzet e pesë) m²;

Për Qarkun Berat (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Berat), numri i parcelave ndërtimore është 1 (një), me sipërfaqe të përgjithshme 350 (treqind e pesëdhjetë) m²; 

 

Për Qarkun Elbasan (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Elbasan), numri i parcelave ndërtimore është 315 (treqind e pesëmbëdhjetë), me sipërfaqe të përgjithshme 86 549 (tetëdhjetë e gjashtë mijë e pesëqind e dyzet e nëntë) m²;   

Për Qarkun Durrës (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës, Krujë), numri i parcelave ndërtimore është 30 (tridhjetë), me sipërfaqe të përgjithshme 8 898 (tetë mijë e tetëqind e nëntëdhjetë e tetë) m²; 

Për Qarkun Gjirokastër (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Gjirokastër dhe Tepelenë), numri i parcelave ndërtimore është 53 (pesëdhjetë e tre), me sipërfaqe të përgjithshme 10 322 (dhjetëmijë e treqind e njëzetë e dy) m²;

 

Për Qarkun Vlorë (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë dhe Sarandë), numri i parcelave ndërtimore është 10 (dhjetë), me sipërfaqe të përgjithshme 5 185 (pesë mijë e njëqind e tetëdhjetë e pesë) m².  

Për Qarkun Fier (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Fier, Lushnjë), numri i parcelave ndërtimore është 9 (nëntë), me sipërfaqe të përgjithshme 2 294 (dy mijë e dyqind e nëntëdhjetë e katër) m²; 

Për Qarkun Lezhë (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Lezhë), numri i parcelave ndërtimore është 35 (tridhjetë e pesë), me sipërfaqe të përgjithshme 6 328 (gjashtë mijë e treqind e njëzet e tetë) m². 

 

Për Qarkun Kukës (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Kukës), numri i parcelave ndërtimore është 7 (shtatë), me sipërfaqe të përgjithshme 2 130 (dy mijë e njëqind e tridhjetë) m²;  

Për Qarkun Korçë (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Korçë), numri i parcelave ndërtimore është 2 (dy), me sipërfaqe të përgjithshme 770 (shtatëqind e shtatëdhjetë) m²; 

 

Për Qarkun Tiranë dhe Shkodër (Drejtoria e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Zonat e Stimuluara), numri i parcelave ndërtimore është 19 (nëntëmbëdhjetë), me sipërfaqe të përgjithshme 8 399 (tetë mijë e treqind e nëntëdhjetë e nëntë) m².

Për kompensimin e pronarëve përdoren po ato të ardhura që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore, edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen./Burimi: SCAN


Më të lexuarat