Secondary Adv

162 mije ankesa per energjine ne 2019: OSHEE zbardh problematikat kryesore

Rreth 162 mijë ankesa u depozituan pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për 11-mujorin e vitit 2019. 

 

Sipas të dhënave zyrtare, peshën kryesore të ankesave e zë ndryshimi i matësit me 47.0%, ndërsa pas saj vijnë ankesa për ndryshimin e të dhënave te kontratës me 29% të totalit. Ndërkaq, 21% e ankesave i takojnë faturimit, ndërsa pjesa tjetër ndahet mes cilësisë së shërbimit me 2.6% dhe ankesë për kreditime, me 1.2%. Sipas OSHEE për periudhën janar –nëntor 2019, janë zgjidhur rreth 114 mijë ankesa – kërkesa te depozituara nga të cilat rreth 40 mijë apo 34.9%  i përkasin çështjeve të faturimit. Megjithatë, kompania e konsideron të ulët numrin e ankesave në raport me numrin e faturave të emetuara gjatë kësaj periudhe. 

 

Paralelisht Furnizuesi i Shërbimit Universal, një prej kompanive të krijuara nga ndarja e OSHEE-së nuk ka kërkuar rritje çmimi të energjisë elektrike për konsumatorët fundorë. Kjo pavarësisht periudhës tranzitore që po kalon kompania apo edhe të dhënave negative të bilancit për vitin që sapo lamë pas, ku parashikimi i performances financiare të OSHEE per vitin 2019 tregon per nje humbje financiare prej rreth 7.7 miliard lekë, duke shënuar rezultatin e pare negativ pas 4 viteve me performance të suksesshme. Rritja e kostos se blerjes së energjisë elektrike per shkak të thatësirës është treguesi kryesor që ka ndikuar në humbjen e pritshme pavarësisht masave të marra per uljen e kostove të operacionale të shoqërisë./Burimi: SCAN


Më të lexuarat