Secondary Adv

Demet nga termeti: Bashkite zbardhin totalin e objekteve per vleresim te thelluar

Në total, 10 bashkitë më të prekura në vend kanë kërkuar inspektim të thelluar për 4593 banesa dhe 739 pallate që mund të kenë pësuar dëmë strukturore.

 

Shifra është zbardhur nga Këshilli i Ministrave në Vendimin që mban datën e 10 janarit, ku përcakton edhe fondet shtesë që do të përdoren për këtë qëllim. Bashkia Krujë ka paraqitur edhe numrin më të lartë të kërkesave për inspektim të thelluar. Kjo bashki ka kërkuar inspektimin e 1,500 objekteve, e ndjekur nga Vorë, Durrës e Shijak me përkatësisht 596, 557 e 550 kërkesa. Numër të lartë objektesh që kanë nevojë për verifikim të rreziqeve për dëme strukturore ka edhe Tirana, Bashkia e së cilës ka paraqitur kërkesë për isnpektime të thelluara për 548  banesa dhe 448 pallate. Këto inspektime do të kenë edhe kosto jo të vogël financiare. Në Vendimin e 10 janarit Këshilli i Ministrave ka vënë në dispozicion një fond prej rreth 3.6 milionë dollarësh për këtë qëllim, i cili do të merret nga fondi i përgjithshëm për rindërtim.

 

200 milionë lekë nga ky fond do të shkojë për Bashkinë e Tiranës, ndërsa 160 milionë lekë do të shkojnë për Ministrinë e Infrastrukturës që ngarkohet të kryejë procesin e vlerësimit të thelluar të riqeve për 9 bashkitë e tjera. Ndërkaq, Afërsisht 4 milionë dollarë do të jetë fondi që do përdoret për hartimin e planeve të detyruara të strehimit të familjeve të mbetura pa strehë nga tërmeti i 20 nëntorit. Përgjegjës për hartimin e këtyre planeve do të jetë Agjencia Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT), e cila do përgatisë projektet e detyruara vendore për 9 bashki: Durrës, Kamzë, Kavajë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirëditë, Shijak,  dhe Vorë; Ndërkohë që Bashkia e Tiranës do të jetë e vetmja që marrë përsipër hartimin e planit të detyruar vendor për Kryeqytetin. Në total, fondi i parashikuar për hartimin e planeve arrin në afërsisht 2.6 milionë dollarë./Burimi: Scan


Më të lexuarat