Rruget me pagese, miratohet nisja e studimit, 5 euro Durres-Kukes
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave diskutoi sot projektligjn për strategjinë e taksimit rrugor në Shqipëri, për grantin e dhënë nga BERZ prej 149 117 eurosh për hartimin e studimi mbi tarifimin e rrugëve nacionale.
Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto ju përgjigj interesimit të deputetëve, duke tha se, në këtë studim nuk do të përfshihet taksimi i rrugës Durrës Kukës, për të cilën është vendosur tashmë. Tarifimi nuk do të jetë unik për të gjitha rrugët tha Haxhinasto. Po këtë do ta vendosë studimi, i cili do të përcaktojw tarifimin në bazë të bazë të fluksit të përdorimin që në asnjë rast të mos rëndohen qytetarët.
Fondet që do të vilen nga dhënia e rrugëve me konvesion do të shkojnë për mirëmbajtjen e tyre. Pasi aktualisht kosto e mirëmbajtjes është e lartë dhe i kalon 40 milionë dollarët në vit dhe 20 për qind e kësaj shume shkon vetëm për mirëmbajtjen e rrugës së Kombit. Marrëveshja koncesionare për rrugën e Kombit pritet të firmoset para sezonit turistik dhe tarifa për automjetet e vogla do të jetë pesë euro. Më pas taksimi do të shtrihet edhe në ankandet e tjera nacionale me fluks të lartë lëvizjeje, si ai i Durrës –Tiranës, Elbasan- Tiranë, etj. Këto ditë do të nisë diskutimi në Kuvend i marrëveshjes për ndërtimin e rrugës së Arbrit jashtë formës koncensionare nga një kompani kineze./ATSH