Secondary Adv

AKSHI shpall tenderin: Mirembajtje e Regjistrit Kombetar te Gjendjes Civile

AKSHI ka shpallur procedurën me objekt “Mirëmbajtja e Sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile” për Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile.

 

Fondi limit është 199,4 milionë lekë ndërsa kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 24 muaj mirëmbajtje nga nënshkrimi i kontratës. Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: datë 17 shkurt 2020 ora 12:00. Qëllimi i këtij shërbimi është mirëmbajtja e Sistemit te Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile (RKGJC). Sigurimin e disponueshmërisë së nevojshme në masën 99,9% të funksionimit të këtij sistemi si dhe për të realizuar një shërbim cilësor dhe bashkëkohor të gjendjes civile në Shqipëri. 

 

Objekti kryesor i këtij shërbimi është mirëmbajtja dhe suport i sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile me çdo komponent të tij. “Pavarësisht se kjo kontratë ka për objekt kryesor procesin e mirëmbajtjes dhe zhvillime të mëtejshme, DPGJC-ja nëpërmjet kësaj kontrate shërbimi do të përfitojë edhe shërbimet e mëposhtme: Këshillim teknik dhe konsulencë, Monitorimi Software; Lokalizimi dhe Azhornimi i Software të Sistemit; Shërbime të tjera përmirësimi apo modifikimi te sistemit; Trajnime për stafin sipas nevojës” shkruhet në dokumentet e tenderit./Burimi: SCAN


Më të lexuarat