Secondary Adv

160 biznese u gjobiten per shkelje te kodit te punes: Probleme me kushtet teknike

160 subjekte janë gjobitur gjatë vitit që lamë pas për shkak të shkeljeve të legjislacionit të punës. 

 

Sipas raportit vjetor të Inspektoriatit Shtetëror të Punës, nga këto masa administrative, janë shqyrtuar nga Komisioni i Ankimit të Gjobave, 53 ankimime. 45 prej tyre janë lënë në fuqi dhe janë shfuqizuar 6 gjoba. Është ndryshuar vendimi për 1 subjekt për të cilin inspektorët kishin përcaktuar dënimin administrativ “Paralajmërim”. Në të gjithë rastet për të cilat Komisioni i Ankimit të Gjobave, ka vendosur shfuqizim, u është dërguar rast pas rasti, tërheqje vëmendje inspektorëve, që kanë trajtuar këto praktika inspektuese, për zbatimin në mënyrë sa më rigoroze të legjislacionit të punës. 

 

Gjatë periudhës Janar-Dhjetor 2019, Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore ka realizuar gjithsej 13.079 inspektime në subjekte Private dhe Shtetërore ose 782 inspektime më shumë se një vit më parë. Në 27 % të inspektimeve të kryera janë vendosur masa administrative për shkeljet e konstatuara.  Përqindjen më të lartë të subjekteve me dënime administrative si paralajmërim, gjoba, pezullime) e zënë inspektimet për shkak aksidenti me 78.6% dhe inspektimet për shkak ankese me 48 %. Për vitin 2019 vlera e gjobave të arkëtuara në buxhetin e shtetit rezulton në rreth 27 milionë lekë./Burimi: Scan


Më të lexuarat