Secondary Adv

Hapet konkursi: Bashkia e Tiranes do ndertoje nje godine te re, do jete ekologjike

Kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi sot hapjen e konkursit ndërkombëtar për ndërtimin e një godine të re administrative për stafin e bashkisë në bulevardin e ri. 

 

Veliaj u shpreh se ndërtesa e vjetër e bashkisë do të vijojë që të jetë në zemër të qytetit dhe selia e kryetarit nuk do të ndryshojë, ndërsa godina e re do të jetë për stafin."Shpallin konkursin për ndërtesën të re të bashkisë së Tiranës për 1200 vende pune. Nuk do të humbim ndërtesën e vjetër, ajo do të vijojë të jetë selia e kryetarit të bashkisë. Ndërtesa klasike, bashkia ceremoniale do të vijojë që të jetë në zemër të qytetit. Godina që do të ngrihet do të jetë për stafin administrativ. Jemi në një bulevard që duhet të markohet nga institucionet publike, para se të zgjohet interesi privat. Në pjesën fundore të bulevardit do të kemi një shesh të ri ceremonial. Këtu bashkia ka disa prona, do të donim që propozimet që vijojnë për konkursin ndërkombëtar, të jetë një ndërtesë e aksesueshme. 

 

Ky bulevard sot është xhiroja më e madhe dhe më e bukur në Tiranë, por nëse nuk animohet me jetë dhe të vijë biznesi, nuk do të kemi mundësi të paguajmë edhe kredinë për bulevardin. Jemi në negociata me qeverinë, që edhe në lagjet e reja të ketë institucione publike, si te "5 Maji". Të çojmë edhe atje disa institucione. Do të hapim konkursin për Kinostudion dhe Kombinatin për të gravitur disa institucione. Një nga gjërat që parashikoj është rritja demografike e qytetit. Deri dje e quanim tabu ndërtimin me dru. Ne mendojmë se nuk ka status që digjet dhe është kasolle por teknologjia ka evoluar" tha Veliaj./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat