Secondary Adv

Dyfishohet fatura e bonusit te strehimit: Kerkesat tejkalojne vleren e parashikuar

Kërkesat e ardhura deri më tani nga qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit për bonus strehimi, llogariten në një fature prej 2.6 miliardë lekësh për vitin 2020.

 

Kërkesat e ardhura deri më tani nga qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit për bonus strehimi, llogariten në një fature prej 2.6 miliardë lekësh për vitin 2020, ndërkohë që për këtë zë ishin parashikuar vetëm 1 miliardë lekë. Për këtë qëllim financimi i nevojshëm do të merret nga fondi i rindërtimit dhe do të mbulojë qiranë për 1 vit për familjet përfituese. Gjatë diskutimit për aktin normativ për buxhetin e vitit 2019-ë në Komisionin e Ekonomisë dhe të Financave, u sqarua dhe se sa janë shpenzuar gjatë vitit që lam pas për të akomoduar të prekurit nga tërmeti, ku vetëm për hotelet u paguan 270 milionë lekë për muajin Dhjetor. Tërmeti i 26 nëntorit si dhe gjetja e hapësirave për bonusin e pensionistëve dhe bonusin e bebeve sollën ndryshime në fundvit në buxhetin e shtetit. Komisioni i Ekonomisë ka miratuar aktin normativ, i cili ka hyrë në fuqi që në muajin Dhjetor./Burimi: Scan


Më të lexuarat