Autostrada e Kalter, Rama: Se shpejti nis projektimi
Autostrada e kalter, apo Autostrada Bregdetare Adratiko-Joniane, pritet të jetë në fokus të diskutimeve të takimit të sotëm të Ministrave të Jashtëm dhe Infrastrukturës të rajonit që po mbahet sot në Prishtinë.
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se projektimi i “Autostradës së Kaltër” që do të lidhë bregdetin e Kroacisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë, do të nisë shumë shpejt.Përmes një njoftimi në rrjetin e tij social në “Facebook”, kreu i qeverisë ka theksuar se ky është hapi i parë pas Konferencës së Berlinit të mbajtur pak kohë më parë në Gjermani.
“Fruti i pare i Konferences se Berlinit fillojme projektimin e autostrades se kalter qe do lidhe bregdetin e Kroacise Malit te Zi Shqiperise!” Samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor “Western Balkans 6”, ku merr pjesë edhe Johannes Hahn, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Negocim të Zgjerimit, pason atë të Berlinit, të organizuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, me synim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve të rajonit.