Secondary Adv

Taksat vjetore te bizneseve ne kryeqytet: Shumat sipas kategorive dhe llojit te tyre

Nga 3 mijë lekë deri në 487 mijë lekë në vit, variojnë shumat mesatare të taksave që paguajnë bizneset në kryeqytet, sipas kategorive dhe llojit të tyre.   

 

Nga 3 mijë lekë deri në 487 mijë lekë në vit, variojnë shumat mesatare të taksave që paguajnë bizneset në kryeqytet, sipas kategorive dhe llojit të tyre, ku më pak paguajnë ambulantët dhe më shumë subjektet e ndërtimit. Këto pagesa nuk përfshijnë tabelat reklamuese që janë individuale dhe taksën e ndërtesës që ndryshon nga biznesi në biznes. konkretisht, sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, për vitin 2019, ndër pagesat që bënë bizneseve të vogla, subjektet e ndërtimin kanë paguar detyrime më shumë, në rreth 24 mijë lekë në vit, të ndjekur nga subjektet e shitjes me shumicë dhe ato të prodhimit, respektivisht me 17 mijë dhe 16.500 lekë në vit.

 

Subjektet e shitjes me pakicë, njësitë e shërbimit dhe profesionet e lira paguan afro 11.500 lekë në vit, ndërsa ambulantët janë kategoria që kishin detyrimet më të vogla, me rreth 3 mijë lekë në muaj. Sa i takon bizneseve të mëdha, sërish ndërtimi kryeson vlerën e pagesave, me rreth 327 mijë lekë në vit, njësitë e prodhimit renditen në vendin e dytë me 197 mijë lekë, shitja me shumicë 101 mijë lekë, ndërsa kategoritë  tjera si shitja me pakicë, njësi shërbimi profesionet e lira, paguajnë sa gjysmën dhe më pak të këtyre detyrimeve. Ndërsa në kategorinë e bizneseve VIP, vlera maksimale arrin në 487 mijë lekë në vit që sërish i përket bizneseve ndërtuese, dhe po ashtu një vlerë të konsiderueshme paguajnë njësitë e prodhimit dhe shitja me shumicë. Shoqatat dhe fondacionet trajtohen dhe ambulantët trajtohen njësoj në të gjitha rastet./Burimi:Scan


Më të lexuarat