Secondary Adv

Vendimi i ri i Qeverise: Rivleresim per ndertesat me demtime te shkalles se rende

Qeveria ka shpallur një vendim të ri, që përfshin kryerjen e aktekspertizës së thelluar për ndërtesat me dëmtime të shkallës së gradës 4 dhe gradës 5.

 

Ky program, i propozuar nga ministria e Infrastrukturës dhe ajo e Drejtësisë, do të koordinohet nga organet e qeverisjes vendore dhe institucionet shtetërore përgjegjëse. Rivlerësimet do të bëhen “mbështetur mbi aktkonstatimet ose aktvlerësimet paraprake të Institutit të Ndërtimit apo të grupeve përkatëse të inspektimit.” Kjo aktekspertizë më pas do t’i paraqitet Institutit të Ndërtimit, që jep opinionin e tij, i cili mbizotëron mbi aktekspertizën e thelluar dhe zbatohet nga njësitë e vetëqeverisjes vendore ose autoritetet përgjegjëse. Procesi do të përfshijë edhe disa kosto, të cilat janë të përcaktura, për çdo metër/katror sipërfaqe.

 

Në vendim qeveria gjithashtu ka cilësuar të gjitha standartet, metodat dhe procedurat mbi të cilat do të bëhet vlerësimi i thelluar i godinave, për të nxjerrë të plotë pasqyrën e dëmtimeve dhe të qëndresës së strukturës. Në bazë të këtyre vlerësimeve mund të bëhen më pas edhe ndërhyrjet, për të përforcuar më tej sigurinë e ndërtesave: “Projekti i ndërhyrjeve rehabilituese/përshtatëse hartohet në bazë të kushteve teknike të projektimit në fuqi dhe të standardeve evropiane të transpozuara. Hartimi i projektit mbështetet në rekomandimet e analizës së thelluar dhe përfshin të gjitha detajet e nevojshme për ndërhyrje si dhe metodologjinë e aplikimit.” – shkruhet në vendim./Burimi: SCAN


Më të lexuarat